Imam Muhammed bin Ibrahim Al esh-Shejkh (v. 1389)
Fataua esh-Shejkh Muhammed bin Ibrahim Al esh-Shejkh (12/341)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Unë kam lexuar letrën tuaj – nr. 3/2758/2/1/31, me datën 02-03-1986-03 dhe kërkesën e madhërisë së tij nga ambasada në Kajro në lidhje me pyetjen e gjykatës Abidin (në Egjipt) rreth asaj se çfarë thotë ligji saudit në lidhje me furnizimin e fëmijëve. Ne duam që ti’a bëni me dije gjykatës se qeveria Saudite – lus Allahun që ta mbështet atë me suksesin dhe mbikëqyrjen e Tij – nuk gjykon fare me ligjet që kanë nxjerr njerëzit.
Gjykatat e saj janë të bazuara në librin e Allahut -te ala-, në sunnetin e të dërguarit e Tij ﷺ apo në konsensusin e umetit. Gjykimi me diçka tjetër nga ajo që Allahu ka shpallur të shpie në mosbesim, padrejtësi dhe kundërshtim.
Allahu -te ala- ka thënë:
”E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë kufarë.” El-Maideh, 5:44
”E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë zullumqarë.” El-Maideh, 5:45
”E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë fasika (mëkatarë të mëdhenj).” El-Maideh, 5:47
Allahu -te ala- ka thënë:
”Prandaj gjykoji sipas asaj që të ka shpallur Allahu e mos ndiq dëshirat e tyre të kota! Ki kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që të ka shpallur Allahu! Nëse ata të kthejnë kurrizin e nuk dëgjojnë gjykimin tënd, atëherë ta dish se Allahu do vetëm që t’i dënojë për disa gjynahe të tyre. Në të vërtetë, shumë njerëz janë të pabindur. A mos kërkojnë gjykimin me ligjin e kohës së injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” El-Maideh, 5:49-50
Myftiu i Arabisë Saudite
Data: 21-11-1386