Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.ws/node/13191
Data e fetvasë: 1/2-1432 ose 1/1- 2011
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në çka bazohen terroristët-kamikazë për veprimet e tyre?
Përgjigje: Dyshimet që i përdorin si argumente të gabuara, janë të shumta. Më e madhja dhe më e rrezikshmja është se ata i përdorin argumentet të cilat nuk janë krejtësisht të qarta (për t’u kuptuar nga njerëzit) dhe i lënë argumentet të cilat janë bazë në këtë çështje. Ata kur i përmendin argumentet e tyre jo krejtësisht të qarta, nuk i krahasojnë me argumentet tjera të cilat faktikisht i komentojnë dhe sqarojnë ato. Duke marrë një argument dhe duke braktisur argumente të tjera të cilat (argumente) e kufizojnë, shpjegojnë ose specifikojnë dëshminë e tyre.
Këtë nivel të rrahjes së argumenteve në këtë formë, nuk e ka askush përpos dijetarëve. Kurse injorantët dhe fillestarët në kërkimin e diturisë nuk kanë njohuri për këtë. Kjo është një nga dyshimet e tyre më të mëdha mbi këtë çështje.
Një tjetër gjë është se ata pasojnë dhe i binden verbërisht njerëzve që nuk kanë dituri, por që pretendojnë të kenë dituri, apo i binden armikut që vishet me petkun islam e realisht dëshiron të rrënojnë Islamin.