“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Argumenti logjik për ekzistencën e Allahut

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Komenti i Akides Hamauijeh, kaseta nr 11

www.perlatmuslimane.com

Shejkhu: Për sa i përket argumenteve logjike për ekzistencën e Allahut, gjithashtu ato janë tepër të qarta:

“A u krijuan vetvetiu nga asgjëja pa krijues, apo ata janë krijuesit!” 52:35

Ky është një argument logjik i qartë dhe i prerë, i vlefshëm dhe kategorizues pasi:

1- Ose janë krijuar pa krijues?

2 – Ose ata vetë janë krijuesit e vetes së tyre dhe secila prej këtyre të dyjave është e pamundur që të ndodhë. Atëherë mundësia e vetme që mbetet është që të jenë krijuar nga një Krijues. Kush është ky Krijues?

Nxënësi: Allahu.

Shejkhu: Jo, jo, Ki frikë Allahun, babai yt dhe nëna jote, lëngu mashkullor i babait tënd dhe veza (e prodhuar në vezoren) e nënës tënde pasi ranë në kontakt (u fekonduan):

“Ai i lejoi të dy detet të puqen ndërmjet tyre.” 51:19

 “Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.” 51:22

Pra pasi ranë në kontakt fetusi (embrioni) krijohet dhe i bie kështu që babai yt dhe nëna jote të jenë ata që të kanë krijuar ty apo jo?! Ky lloj bashkimi i mahnitshëm është ai që ka krijuar djalin, a është e saktë kjo apo jo? Hë?:

“A më tregoni për farën (lëngun e mashkullit) që e derdhni. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?” 56: 58-59

Cila është përgjigja? Atëherë, babai nuk e ka krijuar lëngun e tij mashkullor, dhe as nëna nuk e ka krijuar vezën (qelizën e saj riprodhuese), atëherë kush është Krijuesi? Krijuesi është Allahu. Dhe unë nuk besoj se ndonjë njeri me logjikë mund të thotë se babai i tij hyri në mitrën e gruas së tij dhe pastaj me dorën e tij bëri djalin, kjo është diçka e pamundur! Kështu që bëhet e qartë që Krijuesi kush është? Krijuesi është Allahu. Ky është argument logjik që tregon për ekzistencën e Allahut dhe çdo gjë që ndodh, çdo gjë ndodh është argument për ekzistencën e Allahut (subhanehu ue te ala). Pasi ne e dimë me siguri të plotë që diçka nuk vjen në ekzistencë vetvetiu pa ekzistencën e Atij që e ka krijuar atë dhe bazuar mbi këtë, në mënyrë të pashmangshme dhe nga domosdoshmëria, ky argument logjik argumenton për këtë (ekzistencën e Allahut). 

Shpërndaje: