Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

La ilahe ilAllah” përfshin të gjitha llojet e Teuhidit

Imam Muhammed bin Salih el-Uthejmin

Burimi: Arkanul-Islam, fq. 50

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si përshijnë fjalët “La ilahe ilAllah (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut)” të gjitha llojet e Teuhidit?

Përgjigje: Kjo fjalë përfshin të gjitha llojet e Teuhidit, ose përmes përfshierjes ose nënkuptimit. Kur një person thotë “La ilahe ilAllah”, kjo e bën atë që të mendoj në Teuhidin adhurim, dhe prandaj quhet Teuhid-ul-Uluhijeh. Ky lloj i Teuhidit përbëhet nga Teuhid-ul-Rububijeh sepse çdokush që e adhuron vetëm Allahun dhe gjithashtu e pohon Sundimin (Rububijeh) e Tij. Po ashtu, ai përbëhet nga Teuhid el-Esma ues-Sifat, sepse njeriu nuk e adhuron askënd tjetër pos atë që meriton adhurimin për shkak të emrave dhe cilësive të Tij. Prandaj, Ibrahimi i tha babait të tij:

إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ يَا أَبَتِ لِمَ تَعْبُدُ مَا لَا يَسْمَعُ وَلَا يُبْصِرُ وَلَا يُغْنِي عَنْكَ شَيْئًا

“Kur babait të vet i tha: “O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij?” 19:49

Kështu, Teuhidi në adhurim përbëhet nga Teuhid-ur-Rububijeh dhe Teuhidi el-Esma ues-Sifat.


Shpërndaje: