Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Fet’h-il-Mexhid (13)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një thirrës thotë se xhehenemi është në qiell dhe argumenti për këtë janë fjalët e Allahut:
“Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar.” Edh-Dharijat 51:22
…. (shejkhu e ndërpret pyetësin).
Përgjigje: A është xhehenemi furnizimi ynë në mënyrë që të thuhet ai është në qiell?
“Në qiell është furnizimi juaj”,
do të thotë shiu, shiu, retë që janë mes qiellit dhe tokës, ky është furnizimi juaj.
“dhe gjithçka që ju është premtuar”,
do të thotë xheneti. Po!