Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Argumentimi me ngjaren e Jusufit nga ana e Hizbive, me arsyetimin për të hyrë në parlament

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Data e fetvas: 9/4-1417 ose 24/8-1996

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (930)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Këtë lloj metodologjie e publikuan gazetat lokale (unë mendoj se ishte Shejkh Umar el-Ashkar i cili shkroi) se si ata argumentojnë me historinë e Jusufit (salAllahu alejhi ue selem), për të qenë e lejuar për të qenë ministër i një udhëheqësi që nuk gjykon me ligjin e Allahut. Këta njerëz janë duke u përpjekur për të gjetur argumente në çdo mënyrë të mundshme. Kur atyre u vie ndonjë ide dhe mendim që zë vend në shpirtrat e tyre, ata duan që të gjejnë argumente që e mbështesin atë ide. Por e vetmja gjë që ata arrijnë të bëjnë është që të kundërshtojnë argumentet konkrete. Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

وَمُهَيْمِنًا عَلَيْهِ

”Dëshmues i tyre.” 5:48

Allahu thotë se Kurani fisnik është dëshmues mbi librat e mëparshme. Është transmetuar në mënyrë autentike se i dërguari (salAllahu alejhi ue selem)  pa një copë letër në dorën e Umer ibn el-Hatabit (radijAllahu anhu). Kur ai e pyeti në lidhje me të ai tha se ishte një fletë nga Teurati. Ai (salAllahu alejhi ue selem) i tha:

“O biri i el-Hatabit! A po dyshoni (në shpalljen time) sikurse dyshuan jehudët dhe të krishterët? Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit; po të kishte jetuar Musa sot, do ti lejohej që të më pasonte vetëm mua.”

Këta njerëz nuk janë të kënaqur me Librin e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) që mbizotëron mbi të gjitha librat e tjera. Kur ata nuk munden të gjejnë asgjë në Libër që mbështet devijimin e tyre, ata u kthyen tek Librat e Musait dhe Jusufit (sal Allahu alejhime ue selem).

Një tjetër fatkeqësi është se ata krahasojnë veten e tyre me profetët e pagabuar (në fe). Ky është një tjetër problem. Ka dy probleme në shprehje. Ata bazohen në bazamente të cilat nuk janë të ligjësuara dhe e krahasojnë veten e tyre me profetët e pagabueshëm. Sikur të ishte një fatkeqësi e vetme, por në fakt janë dy fatkeqësit, dhe ndoshta edhe më shumë prapa këtyre qëndrimeve të tyre.

Shpërndaje: