Imam Uthman bin Sa´id ed-Darimi (v. 280)
Burimi: Nakdhu Uthman bin Sa´id ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 322-323
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ajo që dëshmon paqartësinë e tij është argumentimi i tij me personat e akuzuar dhe fajësuar sikurse el-Marisi, el-Lu’lu’i dhe Ibn-Uth-Thelxhi. Kush janë këta individë në krahasim me ez-Zuhrin, eth-Theurin, el-Euzain, Malik bin Enesin, Shu’ben, Ma’merin, Ibn-ul-Mubarakin, Uakiun dhe të ngjashëm? Kush janë ata në krahasim me ata që kanë jetuar në kohën e Ibn-ut Thelxhit sikurse Ahmed bin Hanbeli, Ibn Numejri, Ibn Ebi Shejbeh dhe Ebu Ubejdi? Kjo nëse ai ka pasuar rrugën e drejtë. Por ai nuk është në gjendje që të citojë apo të ritregojë disa prej tyre për të promovuar mësimet besimin e tij. Ai vetëm se i përmbahet njerëzve të panjohur dhe të akuzuar. Ai nuk mund t’u përmbahet këtyre individëve të njohur për ti bërë marketing devijimit të tij në mesin e njerëzve. Për këtë ai përdorë njerëz të dyshimtë që nuk kanë asgjë për të thënë në mesin e muslimanëve.