Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Argumentoni devijimet e Medkhalive!

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: http://www.libya2030.com/vb/showthread.php?p=11684#post11684

http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141783

Data e fetvas: 27/2-1435 ose 30/12-2013

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë thoni në lidhje me ata në Gjermani dhe në vende të tjera të cilët i quajnë Selefitë për ”Medkhali” dhe i akuzojnë ata se përçajnë umetin, se ata vetëm pretendojnë Selefizmin dhe se ata vetëm shpifin dhe kritikojnë?”

Përgjigje: ”Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati nuk pasojnë askë tjetër përveç Muhammedit salAllahu alejhi ue selem. Ata pasojnë Kuranin dhe Sunnetin në besim, metodologji, politikë, moral dhe në të gjitha çështjet e tjera në jetë. Ata pasojnë provat dhe nuk shpikin. Ata nisen nga kjo dhe nga paralajmërimet e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem kundër Pasuesve të Bidateve dhe paralajmërimet e Selefëve kundër tyre, ata i përmbahen kësaj metodologjie. Kushdo që i kundërshton ata dhe i quan ata ”Xhahmijeh ” ose ”Medkhali” është i devijuar. Ai e lufton Sunnetin dhe metodologjinë e Selefëve.

Ata janë të detyruar ta kenë frikë Allahun për veten e tyre dhe të ndalohen nga aplikimi i etiketimeve të këqia. Në vend të kësaj, ata duhet të jenë të drejtë dhe të sinqertë në fjalët e tyre:

أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَن يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا

”O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore. 33:70-71

A janë ata kundër Selefive dhe i etiketojnë me këto etiketime vetëm për shkak se i përmbahen Kuranit dhe Sunnetit? Çfarë bidate kanë ata në mënyrë që ata të quhen ”Xhamijeh” dhe ”Medkhali”? Çfarë bidate kanë ata?

Ne e dimë se si Xhemati-Tebligh, Ikhanu-Musliminët dhe Kutbitë (Sektë i Hauarixhëve) kanë bidate dhe devijime sikurse në çështjet fundementale ashtu në degëzime të fesë. Ne i këshillojmë ata dhe ua sqarojmë të vërtetën. Atë që Allahu Subhanehu ue Te ala e udhëzon ai i kthehet të vërtetës dhe pason rrugën e Selefëve. Dhe atë që Allahu e privon dhe nuk ia do të mirën, Ai e lejonë atë që të bien më shumë në kalimin e kufijve dhe në padrejtësi.

Shpërndaje: