Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tafsir el-Kuran el-Adhim 2/582 Daru Tijbe
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu i Lartësuar ka thënë:
وَقِيلَ يَا أَرْضُ ابْلَعِي مَاءَكِ وَيَا سَمَاءُ أَقْلِعِي وَغِيضَ الْمَاءُ وَقُضِيَ الْأَمْرُ وَاسْتَوَتْ عَلَى الْجُودِيِّ ۖ وَقِيلَ بُعْدًا لِّلْقَوْمِ الظَّالِمِينَ
”Më pas, një zë thirri: ”O Tokë, gëlltite ujin tënd dhe ti, o qiell, ndaloje (shiun)!” Dhe uji u tërhoq e u plotësua urdhri (i Allahut). Ndërsa anija u ndal në malin El-Xhudij dhe u tha: ”Shkatarruar qofshin keqbërësit!” 1
Allahu i Lartësuar na tregon se kur Ai i fundosi të gjithë banorët e tokës përveç atyre që ishin në anije, e urdhëroi tokën që të gëlltisi ujin i cili doli prej saj dhe që u grumbullua mbi të. Dhe e urdhëroi qiellin që ta ndali shiun.
”Dhe uji u tërhoq…” Uji filloi të pakësohet.
”e u plotësua urdhri (i Allahut).” U shfarrosën të gjithë banorët e tokës, çdo kush i cili e mohoi Allahun, nuk ngeli asnjëri prej tyre.
”Ndërsa anija u ndal…” dhe kushdo që ishte brenda saj.
”në malin El-Xhudij…” Muxhahidi ka thënë: ”Ai është një mal tek Gadishulli. Atë ditë malet treguan mëndjemadhësi për shkak të përmbytjes. Ndërsa (mali) El-Xhudij e përuli veten për Allahun e Lartësuar dhe nuk u përmbyt, dhe mbi të u ndal anija e Nuhut (alejhis-selam).
Katade ka thënë: ”Anija qëndroi mbi mal një muaj dhe më pas zbritën prej saj.”
Katade ka thënë: ”Allahu bëri/vendosi që të mbetet anija e Nuhit (alejhis-selam) mbi malin Xhudij i cili gjendet në tokën e gadishullit, si mësim dhe argument derisa e pane atë të parët e këtij ummeti. Dhe sa e sa anije kanë egzistuar pas saj të cilat u shkatarruan dhe u bënë pluhur.”
Ed-Dah-hak ka thënë: ”El-Xhudij është një mal në Mosul.”
Disa të tjerë kanë thënë: ”Është mali Tur.”
Ka`b El-Ehbar ka thënë: ”Anija rretullohej midis lindjes dhe perëndimit para se të ndalej mbi malin El-Xhudij.”
Katade dhe të tjerë përveç tij kanë thënë: ”Ata hipën në ditën e dhjetë të muajit Rexheb dhe ishin gjithësej njëqind e pesëdhjetë veta, dhe ajo u ndal mbi malin El-Xhudij dhe qendroi mbi të një muaj. Ato prej anijes dolën në ditën Ashura në muajin Muhar-ram. Diçka e ngjashme me këtë është transmetuar në një hadith të cilin e transmeton Ibn Xherijri, dhe se ata e agjëruan atë ditë. Allahu e din më së miri.
1 Hud 11:44