Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Sherh Akidat-is-Salaf ue As´hab-il-Hadith, fq. 268
Përktheu: Valdet Gashi
Shejtani kaplon shumë njerëz në mënyrë që ata sëmuren. Një prej tyre mund të thotë për veten e tij se ai është kafir. Nëse e pyet lidhur me arsyen, ai thotë se ka mendime të këqija. Thuaj atij se ai me të vërtetë nuk është kafir dhe se ai është – nëse Allahu dëshiron – besimtarë. Këto mendime të neveritshme, satanike dhe mendime kufri dëshmojnë se ti je besimtar dhe se besimi ytë është i sinqertë. Këtë armë na i dha i dërguari i Allahut ﷺ për ta poshtëruar dhe larguar shejtanin dhe dinakërin e tij.
Shejtani u thotë disa personave të dobët dhe të gjorë se ata kanë dalur nga feja dhe se ata kanë thënë këtë dhe atë. Betohem në Allahun se disa madje edhe çmenden. Personi mund të jetë me të vërtetë fetar kur shejtani e sulmon atë me obsesione. Sahabët thanë:
”O i dërguari i Allahut! Disa prej nesh ndiejnë diçka për të cilën preferojnë të bien nga qielli se sa ta shprehin atë.” Ai ﷺ tha: ”Ky është besimi i pastër.” 1
Nëse shejtani të bind diçka ti duhet ti thuash atij se ai është një gënjeshtar dhe se ti fare nuk je kafir. Tregoj ëatij se këto janë vetëm obsesione prej tij dhe se i dërguari ﷺ ka konfirmuar se ky është besimi i pastër.
1 Muslim (1/83) dhe Ahmed (2/397).