Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Dhe kjo është për shkak se udhëheqësit vihen mbi njerëzit (i shtypin ata), për shkak të padrejtësive që ata bëjnë. Siç thotë Allahu:
وَكَذَلِكَ نُوَلِّي بَعْضَ الظَّالِمِينَ بَعْضًا بِمَا كَانُواْ يَكْسِبُونَ
“E kështu, Ne u japim pushtet disa keqbërësve mbi të tjerët, si dënim për veprat e tyre të këqija.” 6:129
Nëse ti i sheh se si udhëheqësit i bëjnë padrejtësi njerëzve, për nga aspekti i pasurisë, i dëmtojnë ata si njerëz në përgjithësi, ua pengojnë da’uetin (thirrjen në fe) e të tjera të ngjashme, atëherë mendo mbi gjendjen e njerëzve. Ti do ta shohësh se arsyeja për këtë padrejtësi është vetëm tek popullata! Do ta shohësh se ata i tejkaluan kufijtë e Allahut, andaj Allahu u dha atyre udhëheqës që i bëjnë atyre padrejtësi. Ashtu siç thuhet në një ether (transmetim nga një selefët) –i cili nuk është hadith- thuhet: “Ashtu siç jeni ju, do të jenë edhe udhëheqësit tuaj!” Dhe është raportuar, se një halif nga benu Umejjeh – mendoj se ishte Abdulmelik bin Mervan-, kur njerëzit filluan të flasin mbi udhëheqjen e tij. A mblodhi prijësit e njerëzve (ata që kanë pozitë/famë) dhe u tha atyre: “O ju njerëz, a dëshironi që ne të jemi për ju ashtu siç ishin Ebu Bekri dhe Umeri?” Ata thanë: “Natyrisht, këtë e dëshirojmë ne!” Ai u tha: “Atëherë, bëhuni si burrat të cilët janë udhëhequr nga Ebu Bekri dhe Umeri, në mënyrë që ne të jemi për ju si Ebu Bekri dhe Umeri.” Kjo do të thotë se njerëzit janë në fenë e mbretit-udhëheqësit të tyre. Pra, nëse udhëheqësit e myslimanëve bëjnë padrejtësi ndaj njerëzve, atherë kjo është për shkak të veprave të tyre. Një njeri prej hauarixhëve erdhi tek Ali bin Ebi Talib radijallahu anhu dhe i tha atij: “Çfarë është me njerëzit, që ata nuk pajtohen rreth teje, ndërsa ishin të pajtuar rreth Ebu Bekrit dhe Umerit?” Ai (Aliu) tha: “Sepse njerëzit e Ebu Bekrit dhe Umerit (udhëheqës i të cilëve ishin ata) isha unë dhe ata ngjashëm me mua, dhe njerëzit e mi (udhëheqës i të cilëve jam) je ti dhe ata ngjashëm me ty.” Kjo do të thotë se nëse njerëzit do të bëjnë padrejtësi, atëherë do të vijnë udhëheqës mbi ta. Prandaj ka thënë Enesi: “Bëhuni të durueshëm!” Dhe ky është obligimi, -që njeriu të tregojë durim. Ngase çdo vështirësi e ka një rrugëdalje. Mos mendoni se gjërat vijnë me lehtësi. Ka mundësi që dëmi vije papritmas dhe furishëm, por nuk do të mund t’i bëjë ballë të mirës. Pra, ne duhet të kemi durim dhe t’i trajtojmë gjërat me urtësi. As nuk dorëzohemi e as nuk zhytemi në nxitim. Ne i trajtojmë gjërat me urtësi dhe durim. Thotë Allahu:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اصْبِرُواْ وَصَابِرُواْ وَرَابِطُواْ وَاتَّقُواْ اللّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
“O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!” 3:200
Nëse e dëshironi fitoren, atëherë dijeni se këto janë shkaqet dhe rrugët e arritjes së saj. “Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun”, katër gjëra – “në mënyrë që të shpëtoni!”