Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Arsyeja pas guximit të Hadadive

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh el-Arbain en-Nauauijjeh, fq. 289

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Lidhur me Hafidh Ibn Haxherin (rahimehullah) unë kam mësuar se ai lëkundej përpara dhe mbrapa. Ndonjëherë ai pason Selefët, ndonjëherë keqinterpretonë ata. Keqinterpretimin e tij në fakt e konsiderojmë shtrembërim.

A është e mundur që ne të fyejmë këta dy burra1? Kurrë. Megjithatë, ne nuk i pranojmë gabimet e tyre. Gabimet e tyre janë një gjë dhe Ixhtihadi i tyre është një tjetër.

E them këtë sepse në dy apo tre vitet e fundit ka dalë një grup që ka sulmuar këta dy burra në mënyrë të ashpër. Ata thonë se është e detyrueshme për të djegur librat “Fet’h-ul-Bari” dhe “Sherh Sahih Muslim”. Allahu na ruajë! Si mund një njeri të guxojë të thotë një gjë të tillë? Kjo është për shkak se ata vlerësojnë veten e tyre dhe nënçmojnë të tjerët.


1 Neveviu, dhe Ibn Haxheri.

Shpërndaje: