Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Ittihaf-ut-Tullab, fq. 861-862
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Këshilla ime është që një burrë i moshuar nuk duhet të martohet me një grua të re. Nëse ai martohet me të, atëherë nga kjo martesë nuk është arritur qëllimi i duhur. Ajo nuk do të jetë e rehatshme me burrin e saj e as ai me gruan e tij. Pasi që ata nuk janë të përshtatshëm për njëri-tjetrin.
Një gjë e tillë nuk është e ndaluar, siç thonë disa njerëz të mashtruar. Nuk është e ndaluar për një grua të re që të martohet me një burrë të vjetër në qoftë se ai mund t’i përmbushë obligimet ndaj saj.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e fejoi Aishen (radijAllahu anha), kur ajo ishte gjashtë vjeç dhe u martua me të kur ajo ishte nëntë vjeç. Sepse është e lejuar që i moshuari të martohet me grua të re nëse qëllimi i martesës bie në vend.
Megjithatë, është më mirë që të mos veprohet kjo nëse ekziston frika se, ai nuk mund t’i plotësoj të drejtat e saj e nuk është në gjendje t’ia shuajë epshin në mënyrë që ajo të mos ia kthejë atij shpinën.