Imam Umer bin Ali bin Musa el-Bazzar
Burimi: El-E’lamul-‘Alijjeh fi Menakib Ibn Tejmijeh, fq. 33-35
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ibn Tejmijehh (Allahu e mëshiroftë) shkroi shumë vepra në lidhje me çështje themelore në fesë, duke mos lënë anash as shkenca të tjera. Dhe, e kam pyetur në lidhje me arsyen se përse vepron në këtë mënyrë? Gjithashtu, kam kërkuar nga ai që të shkruaj një libër të fikhut në të cilën ai përmend qëndrimet e tij, në mënyrë që ne t’i referohemi këtij libri në lidhje me fetvatë që ne i japim; kurse ai u përgjigj: “Çështjet e fikhut i gjejmë nëpër shumë libra, dhe se, është e lejueshme që myslimani të pasojë dijetarët për aq kohë sa ai nuk i bëhet e qartë se veprimi i tij i caktuar është gabim.
Ndërsa, kur jemi tek çështjet themelore, unë kam parë se si Pasuesit e Bidateve, të Epsheve dhe Pasuesit e të Kotës siç janë Filozofët, Batinijët, Ateistët, Panteistët (ata të cilët thonë se Allahu është në çdo krijesë), ata të cilët mohojnë Ditën e Gjykimit, Kaderitë, Nusajritë, Xhehmitë, Hululitë, Muatilet, Muxhesimët, Mushebbihët, Rauandijjët, Kulabijët, Seliimijët dhe të tjerët bidatçi, mundohen që të tërheqin njerëzit me “frerët e devijimit”. Gjithashtu, më është bërë e qartë se shumica prej tyre kanë për qëllim për të anuluar/mposhtur sheriatin e shenjtë të Muhamedit salallahu alejhi ue selem, i cili mbizotëron mbi të gjitha fetë e tjera, duke u munduar që t’i bëjnë njerëzit që të dyshojnë në çështje themelorë të fesë së tyre. Prandaj, rrallë kam parë që një person të largohet nga Kurani dhe Sunneti për opinionet të rreme, veçse ai bëhet renegat, ose të paktën i humbet besimi në fenë dhe bindjet e pastërta.
Kur e pashë këtë gjë, atëherë u binda se është e detyrueshme për atë që është kompetent që t’i refuzojë dyshimet e të kotat që ata i përhapin, dhe t’i jepet fund argumenteve e devijimeve të tyre, duke derdhur djersë për të zbuluar paturpësitë dhe “argumentet” që ata përdorin, në mënyrë që të mbrojmë fenë e pastër dhe Sunnetin autentik.
Betohem në Allahun se, nuk kam parë dikë prej Bidatçive të shkruajnë në lidhje bidatet e tyre – nga ata të cilët pretendojnë se kanë dije, veçse përmes këtyre shkrimeve kanë ndihmuar në rrënimin e parimeve islame! Kjo është për shkak se, të tillët ia kanë kthyer shpinën të vërtetës së qartë dhe mesazhit me të cilën kanë ardhur të Dërguarit e Zotit të krijesave, kanë pasuar rrugët e filozofëve të cilën rrugë ata e quajnë “urtësi” dhe “mendje e shëndoshë”, por që në fakt është injorancë dhe devijim, pas së cilës janë kapur fort. Të kapurit pas tyre (filozofëve), ka bërë që ata të lënë anash argumentet e duhura të shpalljes, e dalëngadalë ka ardhur deri tek humbja e arsyes së shëndoshë derisa janë hutuar në tërësi; e tanimë nuk munden të dallojnë të vërtetën nga e kota. Përndryshe, Allahu dëshiron që robërve të Tij tu bëj mendje e cila e pranon të vërtetën dhe i bën të qëndrueshëm në të, njashtu ta refuzojnë të kotën. Mirëpo, vuajtja për mungesë të suksesit dhe mbizotërimi i epshit (dëshirave dhe tërheqjeve individuale) ka bërë që ata të lajthitin. Pra, këto janë disa prej arsyeve.