Imam Muhamed bin Ali Esh-Sheukani (v. 1250)
Fet’h-ul-Kadir (1/324)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -tebarek ue te ala- ka thënë:
“Ata që nuk besojnë, janë të joshur nga jeta e kësaj bote, prandaj tallen me besimtarët.” El-Bekare, 2:212
Kufarët talleshin me besimtarët për shkak të varfërisë së tyre dhe pjesës së vogël që kishin nga kjo botë kur krahasoheshin me udhëheqësit e pasur dhe të devijuar të tyre. Për ta pasuria ishte shenjë lumturie dhe suksesi, ndërsa varfëria ishte shenjë dështimi. Por shumica e besimtarëve ishin të varfër sepse ishin të përkushtuar ndaj adhurimit dhe jetës së ahiretit, duke mos u shpërqendruar pas kësaj bote dhe tundimeve të saj.