Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: “El-Bejan li Akhta Ba’dil-Kuttab”, fq.403
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nëse arsyeja e cila i bën disa njerëz ta ngritin zërin për reforma, qenka ajo se myslimanët janë të prapambetur– gjë e cila është e vërtetë e pamohueshme- dhe se kjo prapambeturi ka rrjedhë ngase ata kapen për fikhun tradicional, atëherë themi se kjo është injorancë rreth sëmundjes dhe ilaçit që duhet përdorur kundër prapambeturisë.
Myslimanët janë të prapambetur pikërisht për shkak se ata nuk i përmbahen fikut e botëkuptimit tradicional, për shkak se në vend të kësaj ata në pjesën më të madhe i përmbahen ligjeve të shpikura nga njerëzit. Myslimanët janë të prapambetur për shkak se ata nuk i përmbahen fikhut tradicional, e jo sepse ata i përmbahen atij. Thotë një poet arab:
“Ne fajësojmë kohën tonë, por faji është tek vet ne.
Dhe koha jonë nuk ka asnjë mangësi përveç nesh.”