Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Arsyeja pse ne i refuzojmë Pasuesit e Bidateve

Alameh Rabi’ bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: “El-Lubab”, fq. 155-156

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Lidhur me Pasuesit e Bidateve është detyra jonë që t’i thërrasim ata për në fenë e Allahut në të njëjtën mënyrë siç i nxisim të tjerët që t’i kthehen Kuranit dhe Sunnetit. Nëse ata përgjigjen, qëllimi është arritur. Nëse ata nuk përgjigjen, ne duhet t’i trajtojmë ata në mënyrën e Selefëve.

I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem nxiti në luftë kundër Hauarixhëve pasi i dënoi ata në mënyrën më të vrazhdë. Bazuar në këtë ‘Ali bin Ebi Talibi radijAllahu anhu luftoi kundër tyre para se ai të luftonte kundër kufarëve. Ata janë më të këqij për Islamin. I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem tha se ata janë krijesat më të këqija mbi faqen e dheut.

Shumë njerëz në Evropë kanë besimet e Hauarixhëve e të Rafidive. Ata i japin imazhin më të keq të mundshëm Islamit. Është e detyrueshme që të silleni ndaj tyre ashtu siç vepronin Selefët. Dënoni karakteret dhe veprimet e tyre në mënyrë që të gjithë ta dinë se Islami nuk ka asgjë të bëjë me veprimet e tyre. Shumë njerëz pyesin veten se si ne mund të dënojmë njëri-tjetrin kur ne jetojmë në Evropë. Së pari dhe më kryesorja ne i dënojmë ata për të mirën e tyre në mënyrë që ata mund të kthehen në të vërtetën. Së dyti, ne i dënojmë ata në mënyrë që armiqtë e Islamit ta dinë se veprimet dhe mësimet e tyre nuk kanë asgjë të bëjnë me Islamin.

Ju duhet t’i bindni armiqtë e Islamit se ajo çfarë veprojnë Rafidat, Hauarixhët dhe sektet e tjera të devijuar ajo nuk është nga Islami.

Të qenit i heshtur, t’i kënaqësh ata dhe t’i mbrosh është tradhti ndaj Islamit, gjë e cila shkakton nënçmim dhe poshtërim ndaj tij (Islamit). Këta njerëz thonë se ata përfaqësojnë Islamin. Kjo është e kundërta. Betohem në Allahun se ata nuk e përfaqësojnë Islamin fare në aspektin e besimit, karaktereve, mirësjelljes me myslimanët apo marrëdhëniet me armiqtë e Islamit.

Shpërndaje: