Imam Ebu Bekr Muhammed bin Tajjib el-Bakilani
Burimi: “El-Intisar lil-Kuran” (1/11-12)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Uthmani (radijAllahu anhu) nuk e kishte për qëllim atë që e kishte Ebu Bekri (radijallahu anhu), kur ai e tuboi Kur’anin në një vend të vetëm në formë të librit. Qëllimi i tij ishte që t’i bashkojë muslimanët rreth leximit autentik e të njohur nga Profeti (salAllahualejhi ue selem) dhe të shfuqizojë çdo lexim tjetër.
Uthmani (radijAllahu anhu) e bëri këtë në mënyrë që muslimanët të përqendroheshin tek Mus´hafi i njëjtë me sure, të cilit as nuk ishin shtyrë para ose tërhequr prapa. Gjithashtu që të përqendrohen në Mus´hafin, në të cilin nuk ishte shkruar ndonjë interpretim, në të cilin leximi i shfuqizuar nuk gjendej së bashku me atë që duhet lexuar dhe mësuar përmendësh. Ai e bëri këtë nga frika se brezat e mëvonshëm do të bien në shkatërrim dhe dyshime.