Alameh Abdul-Aziz bin Abdilah er-Raxhihi
Burimi: Fataua Mutanauui’ah (1/32)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A besojnë Mutezilitë se muslimani që bie në mëkate të mëdha në këtë jetë është besimtarë ndryshe nga Khauarixhët.
Përgjigje: Khauarixhët dallojnë nga Mutezilitë. Mutezilitë besojnë se ai që bie në një mëkat të madh e braktis besimin pa rënë në mosbesim. Pra ai nuk është as kafir, as besimtarë, por është mëkatar.
Ndërsa Khauarixhët besojnë se ai e braktis besimin dhe bie në mosbesim. Ata gjithashtu besojnë se gjaku dhe pasuria e tij janë të ligjshme për ta marrë dhe e trajtojnë atë si kafir. Ky është dallimi në mes tyre. Sidoqoftë, të dy grupet besojnë se personi do të mbetet në zjarr (përgjithmonë).