Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A mund të na thoni ndonjë gjë rreth kalifatit i cili është shpallur dje…?”
Përgjigje: “Vëllezërit e mi, thotë Allahu:
ظَهَرَ الْفَسَادُ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ بِمَا كَسَبَتْ أَيْدِي النَّاسِ
“Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve” 30:41
Shkatërrimi në tokë ndodh qoftë përmes ekstremizmit apo përmes mangësisë (lëshimit të fesë). Lëshimi i fesë në këto kohë, po ndodh nga ata ateistët, laikët dhe liberalistët; gjithashtu, këtu bëjnë pjesë edhe të gjithë ata që inkurajojnë në të keqen, në gjërat e turpshme, në aktrime e shaka nga më të ndryshmet.
Pjesa tjetër që është ekstremizmi, siç janë thirrësit e Havarixhëve dhe të gjithë atyre që i përmbahen metodologjisë së tyre. Sot budallenjtë kanë shpallur një kalifat islamik, siç pretendojnë ata. Vepra të tilla i kanë rrënjët qysh para 80 vjetësh. Ata i besatoheshin udhëheqësit të tyre fshehurazi, gjithnjë duke u bazuar në metodologjinë e tyre të prishur. Ata gjithnjë besatimet e tyre i kanë bërë ndaj individëve të panjohur dhe atë fshehurazi. Ata veprojnë kështu gjithmonë. Pasi ai vritej, ata e sjelli një kalif të ri. Kjo është shumë afër sikurse Mehdiu i Rafidave! Tani një kalifat është shpallur për të gjithë myslimanët. Ata kanë shpallur kalifin e myslimanëve pasi që kanë masakruar dhe bën çfarë u bënë vëllezërve në Irak! As ata (ISIS) dhe as kundërshtarët e tyre në mesin e Rafidave nuk janë të mirë. Asnjë prej tyre nuk ia dëshiron të mirën umetit islam.
Prandaj, është detyrë e jona që të jemi të kujdesshëm ndaj të dyja palëve; ndaj tij (kalifit të ISIS) dhe kundërshtarëve të tij Rafidave. Të gjitha ata, janë të bazuar në atë që është e keqe dhe të gjithë ata janë të devijuar. Të gjithë ata mund të lidhin marrëveshje fshehurazi kundër Ehlus-Sunnetit dhe Xhematit. Kujdes nga besatimi mitik dhe besatim i rremë ndaj atij që po e quajnë sot kalifi i myslimanëve! Ai është një gënjeshtarë i madh i cili thërret në devijim. Ai ka masakruar myslimanët në Siri. Tani ai ka ardhur në Irak për t’i masakruar myslimanët atje. Ai bashkëpunoi me tiranin sirian (Bashar Asadin) në lidhje me therjen e myslimanëve. Kjo është arsyeja pse tirani sirian (Bashar Asadi) e la atë të qetë! Ai lejon atë të jetë i qetë plotësisht. Ai (Beshar Asedi) nuk e lufton atë për shkak se ai e furnizon atë me karburant nga Dijar ez-Zaur. Tani bashkëpunojnë të gjitha fuqitë e liga me në krah me Perëndimin. Këto fuqi të liga janë ato që quhet kalifati islamik, shteti i Rafidave dhe të gjithë të tjerët. Së bashku ata sulmojnë Islamin dhe myslimanët në këtë moment.
Lusim Allahun Tabarake ue Te’ala që të ngritë fjalën e Tij, ta mbështet fenë e Tij dhe të shkatërrojë të këqijtë prej Pasusve të Bidateve dhe të Epsheve dhe të gjithë armiqtë e fesë pa marrë parasysh kush janë ata, qofshin ekstremistë apo prej atyre që e kanë lëshuar fenë. Unë paralajmëroj juve që të mos pasoni ata. Një herë prej herësh, kur ata shpallën kalifat, një prej mbështetësve të tyre tha se ai e pa Profetin salallahu alejhi ue selem se si ai bënte me shenjë se kush do t’u printe atyre në namaz, e jo se ai apo Xhibrili do ju prijë atyre në namaz në një mënyrë të caktuar. A e shihni se me çfarë mashtrimesh ata vijnë? Prandaj myslimanët janë të detyruar të jenë të kujdesshëm.
Këto ditë i kam këshilluar vëllezërit në Irak, siç kam këshilluar të tjerët në vende të tjera, që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Nëse ata sulmohen nga ata duhet të mbrojnë veten e tyre:
و من قتل دون ماله و عرضه فهو شهيد
“Ai që vdes duke mbrojtur pasurinë dhe nderin e tij, ai vdes si shehid.”
Ai nuk duhet të luftojë me ndonjë prej grupeve. Të gjithë ata janë të devijuar; qoftë në anën e shtetit të Rafidave apo ajo që quhet ISIS. Ata janë të gjithë kundër Ehlus-Sunnetit dhe Xhematit. Mos u merrni me ta. Ne nuk kemi të bëjmë me ta asgjë. Ne duhet ta adhurojmë Allahun, të mësojmë dhe të kuptojmë fenë e Allahut, derisa i drejti mund të gulçoj dhe që të mund të gulçohet nga mëkatari.”