Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk lejohet mbajtja e hajmalive as si zbukurim

Shejkh Salih bin Abdul-Aziz bin Alush-Shejkh
Temhid Li Sherh Kitab Et-Teuhid, fq. 110
www.perlatmuslimane.com
Por ka njerëz që thonë: “Unë i mbaj hajmalitë vetëm për zbukurim. Nuk kam qëllim të ndaluar (nuk besoj tek to).”
Një pjesë e vogël e njerëzve thonë kështu.

Ne themi: Ai që mban hajmali për të larguar ndonjë dëm dhe beson se hajmalia është shkak për këtë, ka rënë në shirk të vogël. Nëse e mban vetëm për zbukurim, kjo është e ndaluar sepse me këtë veprim i ngjason atyre që bëjnë shirk të vogël. Për këtë arsye ndalohet çdo lloj hajmalie pavarësisht nëse ai beson në to ose jo.

Nëse beson se hajmalia është shkak, kjo është shirk i vogël. Nëse nuk beson, ai përsëri u përngjason mushrikëve, siç ka thënë i dërguari i Allahut ﷺ: 

Kush i ngjason një populli, ai është prej tyre.”

Transmeton Ahmedi (5114), dhe Ibn Ebi Shejbe (19437) nga hadithi i Ibn Umerit -radijAllahu anhu-. Zinxhirin e transmetimit e ka konsideruar të mirë (hasen) Ibn Haxheri në Fet’h, vëll. 6/98.

Shpërndaje: