Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Sherhu Akidetis Selef ue Es´Habib Hadijth, faqe 263
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Gjatësia e jetesës së njerëzve është e vendosur, ditët e tyre janë të kufizuara dhe jetesa e tyre është ndarë. Asgjë nga ajo e paracaktuara nuk ndryshohet. Atë që Allahu ka përcaktuar për ty nuk do të ndryshojë. Rrizkun të cilën Allahu e ka caktuar për ty nuk do të ndryshojë, ai (rrizku) as nuk rritet dhe as nuk ulet.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Lapsat janë ngritut dhe fletat janë tharë.”
”Ajo që të ka goditur nuk ishte në gjendje të mos të godas ty dhe ajo që nuk të ka goditur nuk ka mundur të të godas.”
Prandaj çdo gjë është e rregulluar, e caktuar dhe zotërohet nga Allahu i Lartësuar:
وَلِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌ فَإِذَا جَاء أَجَلُهُمْ لاَ يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً وَلاَ يَسْتَقْدِمُونَ
”Çdo popull (që përgënjeshtroi profetët) ka afatin e vet, e kur t’u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të shpejtohet më parë.” 1
وَمَا كَانَ لِنَفْسٍ أَنْ تَمُوتَ إِلاَّ بِإِذْنِ الله كِتَابًا مُّؤَجَّلاً
”Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e Allahut. Ai është shënim i afatit të caktuar.” 2
Askush nuk mund të jetoj, vdesi apo të lëvizi pa lejen e Allahut. Çdo gjë në univers lëviz dhe ndalet me lejen e Allahut. Jeta e njeriut përfundon me lejen Allahut të Lartësuar:
كتابا مؤجلا
”… Një kohë të caktuar.”
Allahu i Lartësuar e ka shkruar atë në librin e ruajtur (Leuhi Mahfudh) 50.000 vjet para se Ai t`i krijonte qiejt dhe tokën. Ajo kafshë dhe ky insekt janë të shkruar në librin e ruajtur, sikurse edhe jetëgjatësia dhe vdekja e tyre janë të shkruara në të:
إِنَّا نَحْنُ نُحْيِي الْمَوْتَى وَنَكْتُبُ مَا قَدَّمُوا وَآثَارَهُمْ وَكُلَّ شَيْءٍ أحْصَيْنَاهُ فِي إِمَامٍ مُبِينٍ
”Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (Lehui Mahfudh).” 3
Që do të thotë, në librin e ruajtur.
1 Al-A’raf 7:34
2 Al-Imran 3:145
3 Ja-Sin 36:12