Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ashpërsia e shkatërron Da’vetin Selefi

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Në këto ditë shohim se, da’veti Selefi ka ecur mbrapa dhe po fundoset. Kjo, sepse ka humbur urtësia e thirrësve të saj. Urtësia që përdorte i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) është para çdo gjëje. Pastaj durimi i tij, mëshira, mirësjellja dhe butësia me njerëzit.

Kur Aishja (radija Allahu anha) e shau një prej jahudive, i Dërguari i Allahut tha:

“Oj Aishe, me të vërtetë Allahu e do butësinë në të gjitha gjërat.” Buhariu dhe Muslimi.

Këtë hadith nëse do ta përmend ndonjë prej dijetarëve në sytë e vëllezërve të tjerë, dhe do ta përdorte si argument në mënyrën e da’ves, ata do ta konsideronin këtë ligësi nga ana e tij.

Urtësia, toleranca, butësia, mirësia dhe durimi; janë të patjetërsueshme për da’vetin në rrugën e Allahut. Kjo është edhe prej mjeteve më kryesore të cilat i tërheqin njerëzit drejt thirrjes sonë, dhe vetëm kështu njerëzit mund të hyjnë në fenë e Allahut në masë të madhe. Ndërsa, ata përdorin metoda që i largojnë njerëzit nga feja.

Thotë Profeti (sal Allahu alejhi ue selem):

“Prej jush ka të tillë të cilët i largojnë njerëzit.”

“Lehtësoni gjërat dhe mos i vështirësoni ato.”

“Përgëzoni njerëzit dhe mos i largoni ata nga ju.”

Të nderuar vëllezër, këta njerëz nuk dinë. Sepse po të dinin pasha Allahun do të obligoheshin që edhe të Dërguarin e Allahut ta quajnë të ligë. Subhan-Allah, dijetarët e këtij umeti të jenë të ligë. Për këtë ekstremitet të madh i cili ka shkatërruar da’vetin Selefi, obligohen që ta konsiderojnë edhe vetë Profetin tonë të ligë (mumejji’). Ai i cili thërret me urtësi, tolerancë, butësi e mirësi është i ligë sipas tyre.

Pasha Allahun, ata nuk e donë këtë dhe nuk e kanë këtë për qëllim. Por ata duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mendojnë se çfarë sjell metoda e vrazhdët. Kurse ne, po mundohemi aq sa mundemi me debate, shkrime e këshilla të ndryshme. Kurse ata na konsiderojnë të ligë. Përse kjo? Sepse na dëgjojnë neve duke thënë, duhet bërë da’ve me urtësi, butësi dhe mirësi. Ne po e shohim se vrazhdësia e ka shkatërruar da’vetin Selefi dhe gjithashtu ka prishur radhët e tyre.

Çfarë të bëjmë? Kur ne shohim zjarrin duke u ndezur, çfarë të bëjmë? T’i hedhim benzinë që flaka të bëhet edhe më e madhe?! Apo të marrim masat të cilat na duhen për ta fikur atë? Jam i detyruar t’i them këto fjalë, sepse kjo është obligim për mua që… dhe unë e kam thënë edhe para se ta them tani, por jam ndalur kur kam parë gjithë këtë shkatërrim dhe padyshim se kjo është sprovë.

Them: “Bëhuni të butë, të mirë, e vëllezër dhe të mëshirshëm ndërmjet veti.”

Kjo ashpërsi e përdorur nga ana e tyre kundrejt njerëzve në përgjithësi, është kthyer kah vetë Ehlus-Sunneti. I kanë lënë anash Pasuesit e Bidateve dhe janë kthyer kah pasuesit e Sunnetit, duke përdorur këtë ashpërsi e cila po i shkatërron. Për Allahun, ata në shumicën e rasteve, ata mbështeten në gjykime të padrejta dhe të pavlefshme. Andaj, ju porosis që të keni kujdes të shtuar për të mos pasuar këtë drejtim, sepse ju shkatërron juve dhe shkatërron Menhexhin Selefi dhe të gjithë pasuesit e saj.

Shpërndaje: