Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Asia dhe lufta e saj ndaj Faraonit

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)

Burimi: Tefsir el-Kur’an el-Adhim (4/504-505)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu جل ذكره ka thënë:

 وَضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا لِلَّذِينَ آمَنُوا امْرَأَتَ فِرْعَوْنَ إِذْ قَالَتْ رَبِّ ابْنِ لِي عِنْدَكَ بَيْتًا فِي الْجَنَّةِ وَنَجِّنِي مِنْ فِرْعَوْنَ وَعَمَلِهِ وَنَجِّنِي مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ

 “Allahu ka dhënë si shembull për besimtarët gruan e Faraonit, kur ajo tha: “O Zoti im! Ndërtomë një banesë tek Ti, në Xhenet; më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli keqbërës”!” 66:11

Këtu Allahu jep një shembull për besimtarët duke u thënë atyre se përzierja e tyre me të pafetë nuk i dëmton ata në qoftë se ata janë në nevojë për veten e tyre. Allahu تعالى ka thënë:

 لَا يَتَّخِذِ الْمُؤْمِنُونَ الْكَافِرِينَ أَوْلِيَاءَ مِنْ دُونِ الْمُؤْمِنِينَ ۖ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَٰلِكَ فَلَيْسَ مِنَ اللَّهِ فِي شَيْءٍ إِلَّا أَنْ تَتَّقُوا مِنْهُمْ تُقَاةً ۗ وَيُحَذِّرُكُمُ اللَّهُ نَفْسَهُ ۗ وَإِلَى اللَّهِ الْمَصِيرُ

 “Besimtarët të mos i marrin për miq e mbrojtës mohuesit, në vend të besimtarëve. Ata që veprojnë kështu, nuk kanë çfarë të shpresojnë tek Allahu, vetëm nëse këtë e bëjnë (me gojë e jo me zemër) për t’u ruajtur nga ata. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Atij, sepse të gjithë do të ktheheni tek Allahu.” 3:28

Katade ka thënë: “Faraoni ishte njeriu më i padrejtë dhe më kafiri në tokë. Por unë betohem në Allahun se mosbesimi i tij nuk e kishte dëmtuar gruan e tij (Asian) kur ajo iu bind Allahut. Le ta dinë ata se Allahu تعالى është një Gjyatës i Drejtë që nuk e dënon dikë për mëkatet e dikujt tjetër.”

Ibën Xherir transmeton se Sulejman et-Tejmi ka thënë: “Gruaja e Faraonit u torturua në diell. Çdo herë që ai largohej prej saj, engjëjt i bënin hije asaj me krahët e tyre. Përveç kësaj, ajo shihte shtëpinë e saj në Xhenet.”

Ibën Xherir transmeton se el-Kasim bin Ebi Bezzah ka thënë: “Një herë pyeti gruaja e Faraonit: “Kush fitoi?” Asaj iu tha: “Musai dhe Haruni.” Ajo tha: “Unë besoj në Zotin e Musait dhe të Harunit.” Faraoni, nga ana tjetër dërgoi një të dërguar të cilit i tha: “Merreni shkëmbin më të madh që mund ta gjeni. Nëse ajo vazhdon të thotë atë që ajo thotë, unë do të hedh atë mbi të. E nëse ajo tërhiqet nga thënia e saj, ajo do të mbetet gruaja ime.” Pasi ajo u soll pran, ajo shikoj lart qiellit dhe pa shtëpinë e saj në Xhenet. Ajo qëndroi në besimin e saj dhe kur shkëmbi ra mbi të, shpirti i saj veçse kishte dalë nga trupi i saj.”

Dijetarët thonë se fjalët e saj të cilat përmenden në Kur’an:

 رَبِّ ابْنِ لِي عِنْدَكَ بَيْتًا فِي الْجَنَّةِ وَنَجِّنِي مِنْ فِرْعَوْنَ وَعَمَلِهِ 

 “O Zoti im! Ndërtomë një banesë tek Ti, në Xhenet; më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij.” 66:11

Kjo, dëshmon se ajo preferoi fqinjësinë së Zotit, në vend të banimit. Është transmetuar një hadith nga Profeti صلى الله عليه وسلم në lidhje me këtë ngjarje.

 وَنَجِّنِي مِنْ فِرْعَوْنَ وَعَمَلِهِ وَنَجِّنِي مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ

 “…më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli keqbërës!”66:11

Kjo do të thotë që të më shpëtosh mua, sepse unë vërtet kam hequr dorë nga veprimet e tij. Kjo grua quhej Asija bint Muzahim Allahu qoftë i kënaqur me të.

Ebu Xha’fer er-Rrazi transmetoi se Ebul-Alijeh ka thënë: “Besimi i gruas së Faraonit ishte si i gruas së rojës së Faraonit. Një ditë ajo ishte ulur dhe e krihte bijën e Faraonit. Papritmas krehri i ra në tokë. Ajo tha: “i mjeri ai që nuk beson në Allahun!” Vajza e Faraonit i tha: “A ke ndonjë Zot tjetër përveç babait tim?” Ajo tha: “Zoti im, Zoti i babait tënd dhe Zoti i universit është Allahu.” Si rezultat i kësaj, vajza e saj i dha një shuplakë në fytyrë, e rrahu atë dhe i tregojë Faraonit atë që ajo kishte thënë. Atëherë ai e dërgoi një lajmëtar pas saj dhe e pyeti: “A adhuron ndonjë Zot tjetër pos meje?” Ajo tha: “Po, Zotin tim, Zoti tuaj dhe Zoti i universit, i Cili është Allahu. Unë e adhuroj vetëm Atë.” Rrjedhimisht, ai filloi ta torturojë atë. Ai ia lidhi duart dhe këmbët e saj, dhe e hodhi atë tek një vend i mbushur me gjarpërinj. Ai e le atë të mbetet në këtë gjendje për një ditë të plotë. Të nesërmen ai erdhi te ajo dhe i tha: “A nuk do të ndalesh?” Ajo tha: “Zoti im, Zoti juaj dhe Zoti i universit është Allahu.” Ai tha: “Unë do të theri ​​birin tënd, nëse nuk do të ndalesh.” Ajo tha: “Vepro çfarë të duash.” Pastaj ai theri djalin e saj, ndërsa ai thoshte: “Gëzohu, nënë e dashur! Allahu do të të shpërblejë me këtë dhe këtë.” Ditën tjetër erdhi përsëri Faraoni dhe i tha të njëjtën gjë dhe ajo ju përgjigj si më parë. Pastaj ai theri djalin e saj të dytë, i cili gjithashtu thoshte: “Këmbëngul nënë e dashur! Allahu do të të shpërblejë me këtë dhe këtë.” Gruaja e Faraonit dëgjojë çfarë shpirtrat e bijve të gruas thanë dhe ajo besoi. Më në fund gruaja e rojës së Faraonit vdiq. Shpërblimi i saj dhe banimi i saj në parajsë iu shfaq gruas së Faraonit. Kjo shpiu që besimi dhe bindja e saj iu forcua edhe më shumë. Përfundimisht Allahu lejoi Faronin që ta di besimin e saj. Ai tha para turmës: “Çfarë dini rreth Asija bint Muzahim?” Ata u përgjigjën duke e lavdëruar atë. Ai tha: “Ajo adhuron dikë tjetër përveç meje.” Atëherë ata i thanë: “Mbyte atë!” Me duar dhe këmbë të lidhura ajo u soll pranë ndërsa ajo thoshte: “O Zoti im! Ndërtomë një banesë tek Ti, në Xhenet…” Kur ajo pa banimin e saj në Xhenet, filloi të qesh. Atëherë Faraoni tha: “A nuk çuditeni me çmendurin e saj? Ajo qesh ndërsa ne po e torturojmë atë!” Atëherë Allahu mori shpirtin e saj në Xhenet – Allahu qoftë i kënaqur me të!”

Shpërndaje: