Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Askush si el-Albani që 600 vite

Alameh Abdullah bin Abdil-Aziz el-Akil (v. 1432)
Burimi: El-Imam el-Albani, fq.5
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com


Më në fund erdhi shejkhu dhe alameh Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani i cili i shërbeu sunnetit dhe shqyrtoi dijen rreth hadithit, si në aspektin e zinxhirit të transmetimit, ashtu dhe në aspektin e kuptimit të hadithit. Njerëzit mbështeten në fjalët e tij kur bëhet fjalë për hadithin, për saktësimin, dobësimin e haditheve dhe gjëra të tjera përveç këtyre. Në këtë mënyrë, imam el-Albani është bërë muhadith i padiskutueshëm i kësaj kohe. Ne nuk dimë që dikush tjetër pas dijetarëve bashkëkohorë të Ibn Haxherit e deri në kohën e tanishme, t’i ketë bërë dobi dijes së hadithit sikurse ai. Ai ka shkruar vepra të shkëlqyera dhe të dobishme, me në krye “Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah”, “Silsilat-ul-Ahadith ed-Da’ifah”, dy shkurtesat e tij përkatësisht të Sahi el-Bukharit dhe Sahih Muslimit dhe librin “Irua-ul-Ghalil”, në të cilin ai i shërbeu medhhebit Hanbeli në një mënyrë të pashembullt.

Një nga punët e mira të këtij imami është se ai ringjalli rëndësinë e dallimit midis haditheve autentike dhe atyre të dobëta në të gjitha llojet e librave, si të hadithit, të fikhut etj. Siç është bërë e njohur, ai i kushtoi rëndësi kapjes pas sunnetit, paralajmërimit ndaj bidateve si dhe të punuarit në bazë të argumentit. Këto çështje do të përhapeshin jo vetëm tek dijetarët dhe studentët e dijes por do të mbërrinin deri tek njerëzit e arsimuar dhe njerëzit që e duan sunnetin. Pasi që ai gëzon një status të tillë, është e drejta e tij që studentët e dijes dhe ata që e duan atë, të tregojnë virtytet dhe biografinë e tij duke e konsideruar këtë si një shërbim që i bëhet sunnetit të pastër dhe atyre që e mbartin atë dhe falënderimi i takon Allahut pasi janë të shumta shkrimet që tregojnë vlerat e tij.

Shpërndaje: