Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ata duan Islam Europian

Shejkh Felah Ibn Ismail Ibn Ahmed El-Mundekar (v. 1442)
Përktheu: Valdet Gashi
Kontrolloi: Ahmed Sulmina
www.perlatmuslimane.com

Ata thonë: Islami i sotëm, dhe tani e kanë bërë një Islam të ri. Ata thonë: “Do ta bëjmë një Islam Europian”. Do të thotë nëse keni ndonjë pyetje çfarë do qoftë mos e pyet një musliman, dijetarë që nuk është në Europë. Ju thoni unë do të pyes për shembull filan shejkhun apo shejkh Salih el-Feuzanin, shejkhun tonë. Ai thotë: Jo, jo, Salih el-Feuzan. Ky është Islam Saudit. Pyete dikë që ka Islam Europian, të ndryshuar dhe të ripërtërirë. 

Jo, jo!

Profeti ﷺ ka thënë:

“Me të vërtetë imani kthehet dhe mblidhet në Medine ashtu siç kthehet gjarpri në folenë e tij.“ (Transmeton Bukhari dhe Muslimi).

Imani kthehet atje o rob i Allahut e jo ne Europë!

E formuan Komisionin dhe e quajtën “Komisioni i dijetarëve Islam në Europë dhe Amerikë”.1

Dhe ai (Jusuf Kardaui) e caktoi veten e tij kryetarë të këshillit.

Ju në Europë dhe në Amerikë nëse keni për të pyetur diçka mos ju drejtoni dijetarëve të mëdhenj, madje as Ez’harit sepse nuk e duan Ez’harin ata.

Cilët dijetarë i duan?

Dijetarët që e kanë Islamin Europian dhe Amerikan që të lozin me njerëzit sipas dëshirës së tyre.


1 Shih: https://www.e-cfr.org/blog/2018/12/16/european-council-fatwa-research/?__cf_chl_jschl_tk__=pmd_d18dd234b52e97753369df5eb870f49f9b8a7211-1627343800-0-gqNtZGzNAg2jcnBszQjO

Shpërndaje: