Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ata duan ta heqin dashurinë dhe urrejtjen nga Islami

 Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

قَدْ كَانَتْ لَكُمْ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ فِي إِبْرَاهِيمَ وَالَّذِينَ مَعَهُ إِذْ قَالُوا لِقَوْمِهِمْ إِنَّا بُرَآءُ مِنْكُمْ وَمِمَّا تَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ كَفَرْنَا بِكُمْ وَبَدَا بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمُ الْعَدَاوَةُ وَالْبَغْضَاءُ

“Ju e keni shembullin më të mirë tek Ibrahimi dhe tek ata që ishin me të, kur i thanë popullit të tyre: “Ne distancohemi plotësisht prej jush dhe prej asaj që ju adhuroni përveç Allahut, nuk besojmë tuajën, prandaj ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia e urrejtja derisa ta besoni vetëm Allahun, Një!” El-Mumtahineh, 60:4

Nisma lindi nga vizita e Papa Françeskut në Emiratet e Bashkuara Arabe në shkurt gjatë së cilës Papa dhe imami i madh i Ez’harit, Ahmed et-Tajib nënshkruan një deklaratë të përbashkët që promovonte vëllazërinë njerëzore.

Islami, feja nasrane (e krishterë) dhe judaizmi janë të gjithë vëllezër dhe të gjithë jemi sipas fesë së Ibrahimit dhe ekstremistët, nuk përfaqësojnë askënd prej nesh.

Muslimani, nasrani (kristiani) dhe jehudiu, nuk ka dallim midis tyre sepse ne të gjithë jemi të Ademit dhe Ademi është nga dheu, dhe feja e Ibrahimit na bashkon, prandaj mos lejoni që shejtani dhe e keqja të na ndajnë.

Imam Feuzan:

Kategoria e dytë e imoralëve janë ata që nuk e marrin në konsideratë fare “dashurinë dhe urrejtjen”, ata i konsiderojnë të gjithë si të njëjtë.

Ata thonë: “Neve me të vërtetë as nuk na intereson feja fare, çdokush ka fenë e tij. Sidoqoftë, ne jemi fëmijët e një burri, fëmijët e Ademit dhe të gjithë njerëzit janë të njëjtë. Dhe nuk është e lejueshme të urresh tjetrin, ata e quajnë këtë kurh (urrejtje/mospëlqim).”

Ata gjithashtu thonë: “Mos e urreni askënd! E gjitha kjo për shkak të humanizmit. Ju duhet të besoni në humanizëm dhe se fëmijët e Ademit janë të gjithë vëllezër dhe nuk ka asnjë dallim midis një kafiri dhe një muslimani.”

Kjo është ajo në të cilën ata po thërrasin tani dhe ata po kërkojnë që ta heqin “dashurinë dhe urrejtjen” nga Islami. Nëse do të ishin në gjendje, ata do t’i kishin hequr ajetet (në lidhje me dashurinë dhe urrejtjen) që janë në Kuran.

Ata u përpoqën dhe  janë përpjekur që ajetet (e tilla) të Kuranit të mos shkruhen në plan programin shkollor dhe në kurrikulat e tyre. Ata janë përpjekur që të tilla ajete të mos shkruhen në plan program. Për shkak se ata pretendojnë se kjo i njollos muslimanët, e njollos Islamin dhe nuk di se çfarë tjetër thonë.

Ata janë në njërin ekstrem dhe janë e kundërta e ekstremit tjetër (ekstremistëve-gulatëve). Njëri ekstrem janë këta që neglizhojnë fare dhe ekstremi tjetër janë ata që e teprojnë dhe e ekzagjerojnë, ndërsa feja e mesme është ajo siç e kemi përmendur.

Ti duhet t’i duash ata që i do Allahu dhe të kesh armiqësi ndaj atyre të cilët Allahu i ka armiqësuar.

لَا تَتَّخِذُوا عَدُوِّي وَعَدُوَّكُمْ أَوْلِيَاءَ

“Mos i merrni armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj (kufarët) mbrojtësit tuaj (miq e shokë).” El-Mumtahineh, 60:1

Allahu është armik i kufarëve, Ai nuk i do kufarët.

Prandaj, ti nuk duhet t’i duash ata! Duhet të duash ata që i do Allahu dhe të urresh ata që i urren Allahu.

Kjo është peshorja e “dashurisë dhe urrejtjes” për hir të Allahut.

Dashuria dhe urrejtja duhet të pasojë dashurinë dhe urrejtjen e Allahut, qoftë kjo për veprime të caktuara apo për individë të caktuar. Dhe ti nuk do nga njerëzit vetëm se atë që Allahu e do. Dhe nga punët, ti nuk do vetëm se ato punë që Allahu i do. Kjo çështje është obligim për ne që ta kuptojmë mirë pasi aktualisht ka një fushatë agresive kundër këtij aspekti të fesë.

Ata duan të heqin “dashurinë dhe urrejtjen” nga Islami dhe të mos ketë dallim midis njerëzve kurrë.

Ata pretendojnë: “Të gjithë janë nga bijtë e Ademit, të gjithë janë vëllezër, të gjithë kanë fenë e tyre” siç thonë ata.

Ata thonë: “Jehudët e adhurojnë Allahun, nasarat (të krishterët) e adhurojnë Allahun dhe ne e adhurojmë Allahun. Të gjitha fetë sipas tyre janë të njëjta, të gjitha fetë thërrasin në adhurimin e Allahut.”

Ne themi jo! Jehudët nuk e adhurojnë Allahun, ata janë kufarë, ata janë mushrikunë (idhujtarë).

Nasarat janë më të këqij, ata adhurojnë Isain, ata thonë i treti prej të treve, ata thonë se ai është bir i Allahut ose ai është Allahu. I Lartësuar është Allahu mbi atë që thonë ata! Ata nuk e adhurojnë Allahun dhe nuk janë në fenë e vërtetë.

Kjo është nga njëri aspekt dhe nga aspekti tjetër: pas dërgimit të Muhammedit ﷺ, nuk ka fe tjetër të pranuar tek Allahu përveç fesë së Muhammedit ﷺ.

Të gjitha fetë e tjera janë shfuqizuar me dërgimin e të dërguarit ﷺ. Allahu e ka obliguar mbarë njerëzimin t’i bindet këtij të dërguari dhe kushdo që nuk i bindet atij, atëherë ai është kafir. Pavarësisht nga cili lloj apo fe ai është, ai është kafir edhe nëse pretendon se adhuron Allahun ose pretendon se e pason Musain ose Isain. Ata janë duke gënjyer, ata nuk e pasojnë Musain dhe Isain për shkak se atyre të dyve (alejhima selam) iu shpall që nëse Muhammedi ﷺ do të vinte si i dërguar, atëherë ata duhet ta pasonin atë. Kjo është në Teurat.

الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الرَّسُولَ النَّبِيَّ الْأُمِّيَّ الَّذِي يَجِدُونَهُ مَكْتُوبًا عِنْدَهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَالْإِنْجِيلِ يَأْمُرُهُمْ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَاهُمْ عَنِ الْمُنْكَرِ وَيُحِلُّ لَهُمُ الطَّيِّبَاتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ الْخَبَائِثَ وَيَضَعُ عَنْهُمْ إِصْرَهُمْ وَالْأَغْلَالَ الَّتِي كَانَتْ عَلَيْهِمْ ۚ فَالَّذِينَ آمَنُوا بِهِ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَاتَّبَعُوا النُّورَ الَّذِي أُنْزِلَ مَعَهُ ۙ أُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ

“Ata të cilët pasojnë të dërguarin, profetin që s’di as të shkruajë e as të lexojë (Muammedin) të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), tek ata në Teurat (Deut., XVIII 15) dhe në Inxhil (Xhon, XIV 16), e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit atij, të tillët janë të shpëtuarit.” Al-A’raf 7:157

Kjo është e pranishme në Teurat dhe në Inxhil, kështu që ata gënjejnë kur thonë që janë pasues të Musait dhe të Isait.

Ka nga ata që thonë: “Le t’i kthehemi fesë së Ibrahimit.”

Ata thonë: “Jo judaizmit, as fesë së nasarave, as Islamit, le t’i kthehemi fesë së Ibrahimit.”

A ishte feja e Ibrahimit ndryshe nga feja e Muhammedit ﷺ?

Muhammedi ﷺ u dërgua me fenë e Ibrahimit dhe të gjithë të dërguarit përpara (Muhammedit ﷺ), u dërguan me fenë e Ibrahimit. Të gjithë të dërguarit që erdhën pas Ibrahimit ishin në fenë e Ibrahimit.

Për të bërë një përmbledhje: Ju aktualisht jeni në një udhëkryq midis këtyre grupeve, kufarëve, hipokritëve dhe njerëzve të devijimit që dëshirojnë të manipulojnë dhe të luajnë me fenë. Ata duan që njerëzit të kthehen në kufër dhe ata duan të heqin dallimet që ekzistojnë midis muslimanëve dhe kufarëve. Ata duan të heqin këto dallime. Ata duan të heqin urrejtjen (kundër kufarëve) dhe ata këtë urrejtje e quajnë ekstreme dhe terrorizëm“.

Ata i referohen “dashurisë dhe urrejtjes” si ekstremizëm dhe terrorizëm, ata tani e kanë shpallur haptas këtë. Kalbësia e tyre ende tani qarkullon nëpër gazeta dhe artikuj. Kjo lloj kalbësie ende del nga këto ulluqe të ndyra. Është obligim ta kuptojmë këtë çështje dhe rëndësinë e saj, të rrisim përpjekjet tona për ta kuptuar, jo vetëm thjesht me xhelozi e cila nuk udhëhiqet nga e vërteta. Përkundrazi, është e detyrueshme ta kuptojmë sipas kuptimit të vërtetë të fesë së Allahut. Pa ekstremizëm dhe pa neglizhencë, qoftë këtë aspekt apo aspektet e tjera (të fesë).

Ata po përpiqen në mënyrë të veçantë tek ky aspekt i fesë pasi tani lufta që ekziston midis muslimanëve nga njëra anë dhe hipokritëve dhe kufarëve nga ana tjetër është pikërisht në këtë aspekt. Hipokritët u janë bashkuar kufarëve tani. Në fillim ata ishin të heshtur dhe tani kur kufarët filluan të gjallërohen, hipokritët që madje këta janë nga fëmijët e muslimanëve u dolën në krah atyre duke i mbështetur ata. Ata kanë filluar të thërrasin në ideologjitë e kufarëve dhe tani po i mbështesin ata.

Është obligim për ne që t’i kushtojmë vëmendje kësaj çështjeje dhe të mos mashtrohemi nga kjo propagandë mashtruese.

Shpërndaje: