Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ata duhet dëbuar

Imam Ebu Nuajm Ahmed bin Abdilah El-Asbahani (v. 430)
Hiljat-ul-Aulija (3/24)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

3014 – Junus bin Ubejd ka thënë: “Sprova e mutezilëve është më e rëndë për këtë umet sesa sprova e Ezarikëve, sepse ata pretendojnë se shokët e të dërguarit të Allahut kanë devijuar dhe se nuk lejohet të pranohet dëshmia e tyre pasi, sipas tyre, sahabët kanë shpikur bidate në fe. Ata e mohojnë ndërmjetësimin (shefatin në ditën e gjykimit), pellgun (haudin) dhe e mohojnë dënimin e varrit. Allahu i ka mallkuar, ua ka verbuar zemrat dhe ua ka marrë shikimin. Udhëheqësi është i detyruar t’u kërkojë të pendohen. Ose pendohen, ose ai i dëbon nga vendi i muslimanëve.”

3015 – Ebu Xhaferi ka thënë: I thashë Junusit: “Kalova pranë një grupi njerëzish që po debatonin rreth kaderit.”

Ai tha: “Sikur të ishin marrë me gjynahet e tyre, nuk do të kishin debatuar rreth kaderit.”

Shpërndaje: