Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (930)
Data e fetvas: 9/4-1417 ose 24/8-1996
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Disa prej tyre transmetojnë prej p.sh shejkhut Abdul Aziz Ibn Baz dhe shejkhut Ibn Uthejmin (Allahu i ruajttë!) dhe thonë, se hyrja në këto parlamente është për arsyen që të shmangim të keqën më të madhe. Nëse myslimanët do t`ia lejojnë të prishurve dhe bidatçive që të futen në ato parlamente, ata do të jenë shumica në të (parlament) dhe do të jetë shumë e dëmshme për myslimanët. Ata thonë, sipas kësaj fetua, se hyrja në parlamente është për shkak që të shmangim të keqen më të madhe.”
Përgjigje: ”Ky është supozimi i tyre dhe unë shpresoja që ata të kishin mendimin e besimtarit. Porse realiteti, me keqardhje të madhe fillimisht, na tregon, se që kur filluan Ikhuanul Muslimin dhe shpikën hyrjen në parlament po me të njëjtën arsye, nuk shikojmë se ka pasur aspak dobi në ato hyrje (në parlament). Ata vetëm se i kanë ndihmuar dhe ruajtur parlamentet dhe janë bërë sebep që të zbatohen ligjet të cilat e kundërshtojnë sheriatin.
Unë nuk e mohoj se mund të ketë në to (parlamente) dobi, porse kjo dobi nuk ka peshë, njëjtë si sëmundja në zemrën e njeriut, e cila siptomat e saj i tregon në trupin e tij dhe të cilat lehtësohen me antibiotikë. Megjithatë, rrallë e shikojmë këtë gjë. Porse që ta kuroj sëmundjen plotësisht dhe ta heq atë nga rrënjët e saj, përvoja është dëshmia më e madhe o vëllezër.
Sa kohë duhet të presim që të arrijmë këto pretendime? Ku disa nga grupet islame kanë kaluar me dhjetra vite dhe ata akoma janë duke provuar fatin e tyre?!
Ne themi, duke na ardhurkeq! Ne tani për tani jemi në përpjekje të re. Njeriut i mjafton që të marrë mësim prej saj.
Kështu që unë e ripërsëris dhe them duke i këshilluar që, të kërkojnë diturinë:
“Që të udhëzojë Allahu nëpërmjet tejë një person, është më e mirë për ty se sa devetë e kuqe.”
Pyetësi: ”Allahu jua shpërbleftë me të mira.
Pyetje: ”Ju pak më parë thatë një fjalë të cilën e dëgjuam nga shkëqelsia e juaj, përmendët se: ”Ata futen (në parlament) për të ndryshuar porse në fakt ndryshojnë vetë.”
Përgjigje: Ata vetë ndryshojnë. Po! Kjo është e vërtetuar. Disa nga vëllezërit tanë në Kuvajt hynë në (parlament) me mjekëra dhe dolën pa mjekrra. Ata ishin të veshur me veshje Arabe, tani ata vishen si joarabët.”