“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ata i quajnë dijetarët, dijetarë të hajzit e nifasit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (74 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ne shpresojmë që ju mund t’i këshilloni disa nxënës të dijes, e disa të rinj, të cilët nënçmojnë disa dijetarë, me qëllim apo pa qëllim. Kur ju thuhet atyre se duhet t’i kthehemi dijetarëve në kohë të sprovave dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme, ata thonë se, këta dijetarë janë dijetarët e menstruacioneve e lehonisë! Edhe unë vetë i kam dëgjuar këto thënie. Në lidhje me këtë, shpresojmë që ju mund të na këshilloni me diçka të dobishme.”

Përgjigje: “Është obligim për çdo njeri që t’i frikësohet Allahut (Azze ue xhel) dhe të mos i nënçmojë të tjerët:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا يَسْخَرْ قَومٌ مِّن قَوْمٍ عَسَى أَن يَكُونُوا خَيْرًا مِّنْهُمْ

”O ju që keni besuar, Mos të tallet një popull me një popull tjetër, ngaqë ata (të përqeshurit) mund të jenë më të mirë sesa ata (të cilët tallin) dikë tjetër.” 49:11

Përveç kësaj, duhet ruajtur gjuhën, ngase ajo është një nga rreziqet më të mëdha për njerëzit.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha Muadh bin Xhebelit:

“A të tregoj për atë që të ruan nga e gjithë kjo?”

Ai tha, “Gjithsesi, o i Dërguari i Allahut.”

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e kapi gjuhën e tij dhe tha: “Ruaje këtë.”

Muadhi tha: “O i Dërguar i Allahut, a do të gjykohemi për atë që ne flasim?”

Ai (sal Allahu alejhi ue selem) i tha: “Mjerë për ty o Muadh! Çfarë tjetër do t’i fus njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre përveçse gjuhët e tyre?!”

Dijetari në lidhje me menstruacionet dhe lehoninë, është dijetarë në lidhje me gjykimet e Allahut dhe sheriatin e Tij. Çështjet që kanë të bëjnë me menstruacionet dhe lehoninë, janë nga çështjet më të vështira për nxënësit e dijes shkak të kundërshtimeve të shumta që kanë të bëjnë me to. Ai që është i aftë në lidhje me këto çështje, është shumë i dijshëm. Dhe nuk duhet shprehur në drejtim të tyre në mënyrë nënçmuese. Shumë gjykime në sheriatin islam, kanë të bëjnë me menstruacionet dhe lehoninë. Shembuj të tillë janë: adhurimet e ndryshme, periudha e pritjes, periudha e divorcit e të tjera gjëra. Pra, kjo nuk është çështje e lehtë.”

Shpërndaje: