Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan
Ligjërata: Hakikah-ul-Bej’ah fil-Islam ue Bejan Shurutiha ue Khatar Naz’ih
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=148858
Data e fetvas: 5/2-1436 ose 27/11-2014
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Disa prej të rinjve të këtij vendi kanë hequr dorë haptazi nga betimi për besnikëri ndaj pushtetarit të këtij vendi, dhe i janë bashkuar grupit en-Nusrah dhe ISIS dhe u janë besatuar atyre. Çfarë thotë Sheriati në lidhje me këtë?
Përgjigje: Veprimi i tyre është padyshim një devijim. Dhe kush janë ata që heqin dorë nga besatimi? A janë ata kryetar të bashkisë në një qytet të caktuar? A janë liderë të fiseve? Ka fise në tërë mbretërinë. A janë këta të rinj lider të fiseve? Ata janë mendjelehtë. Lusim Allahun t’i udhëzojë. Zgjedhja e tyre është bindje ndaj shejtanit, Allahu na ruajtë.