Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/35-37)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kur profeti ﷺ përmendi 70.000 personat që do të hyjnë në xhenet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar, ai tha se ndër të tjera, ata nuk kërkojnë që t’u bëhet rukje. A përfshin kjo të gjitha llojet e trajtimit çoftë edhe mjekësorë? Si e kombinojmë këtë hadith me faktin se profeti ﷺ e urdhëroi Aishen -radijAllahu anha- të kërkonte rukje kundër mësyshit? A duhet ta urdhërojmë personin e goditur që t’i bëjë rukje vetes apo duhet të durojë dhe të shpresojë në shpërblim?
Përgjigje: Profeti ﷺ tha për 70.000 personat:
“Ata janë që nuk kërkojnë t’u bëhet rukje…”
Transmeton Bukhari (5705) dhe Muslimi (220).
Domethënë, ata nuk u kërkojnë të tjerëve që t’u bëjnë rukje.
Ndërsa ai ﷺ urdhëroi trajtimin dhe tha:
”Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmundje veçse ka zbritur edhe shërimin e saj. E di atë kush e di, dhe nuk e di ai që nuk e di.”
Transmeton Bukhari (5678) dhe Muslimi (2204).
Dallimi sqarohet në dy mënyra:
1 – Njeriu mbështetet më shumë te personi që i bën rukje sesa te trajtimi. Nëse Allahu vendos që personi i sëmurë të shërohet përmes personit që i bën rukje atij, mund të krijohen mes tyre lidhje shpirtërore që mund të bëhet sprovë. Ndoshta i sëmuri fillon të besojë se ai që i bën rukje është një eulija apo diçka e ngjashme. Kjo mund të çojë deri në idhujtari. Prandaj profeti ﷺ tha në të njëjtin hadith:
“…dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten.”
2 – Ekziston rreziku që njeriu t’i kërkojë rukje një personi që nuk është i denjë për këtë, i cili pastaj mund të përdorë metoda materiale trajtimi gjatë rukjes. Pacienti nuk shërohet përmes rukjes por shërimi ndodh bashkë me rukjen. Si rrjedhojë njerëzit sprovohen përmes këtij që iu bën rukje dhe fillojnë të besojnë se lutjet e tij pranohen dhe se leximi i tij është i bekuar. Në të vërtetë, nuk është aspak kështu. Prandaj profeti ﷺ tha:
”Ata janë që nuk kërkojnë t’u bëhet rukje…”
Ai nuk tha se ata nuk trajtohen me mjekësim. Me këtë që thashë trajtimi mjekësorë është i urdhëruar ndryshe nga kërkimi i rukjes i cili duhet shmangur.
Por nëse dikush ofrohet vetë dhe dëshiron të të bëjë rukje, dhe ti e lejon atë ta bëjë këtë, atëherë nuk përfshihesh nga ky hadith sepse ti nuk i kërkove rukje.
Përveç kësaj ti vepron mirë ndaj vëllait tënd nëse i bën rukje atij, as ky veprim nuk të përjashton nga 70.000 personat që përmenden në hadith.
Ndërsa shtesa që gjendet te Muslimi:
“Janë ata që nuk bëjnë rukje…”
është e çuditshme dhe jo autentike. Formulimi i saktë është:
“Ata janë që nuk kërkojnë t’u bëhet rukje…”
Dijetari bën rukje sepse ai ka dije dhe prandaj duhet t’u bëjë rukje të tjerëve, pasi ai u sjell dobi me lejen e Allahut ashtu siç mjeku mjekon një të sëmurë.
Sa i përket personit që është goditur nga mësyshi, i dërguari i Allahut ﷺ ka shpjeguar sesi kurohet ai. Ai e urdhëroi sahabiun që e kishte marrë mësysh një tjetër që të lahej dhe të merrte abdes, pas së cilës uji i përdorur iu derdh personit të cilin e kishte marrë mësysh dhe ai u shërua.
Transmeton Maliku (2/938) dhe Ebu Daudi (3880).