Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=153679
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Këta njerëz kanë gjtur një grup, nëpërmjet të cilit janë futur në mesin tonë, dhe prandaj na sjellin gjëra të reja të çuditshme dhe të panjohura për ne. Këta të fundit janë aftësuar nga ata që janë armiqtë e Selefive dhe ujqërit e pasusve të bidateve. Këta kanë rënë viktimë. Në ditët e sotme, gjendja e tyre ka ndryshuar. Disa njerëz ende besojnë se ata janë vëllezërit tanë, Selefijun. Papritmas, ti sheh një veprim të çuditshëm që nuk buron nga një Selefi dhe Selefitë. Papritmas kur i sheh se si ata thonë për dijetarët e Selefizmit, me cilët Allahu ka ndihmuar fenë dhe dhe u ka bërë dobi muslimanëve, ata thonë të njëjtën gjë sikurse armiqtë e tyre e kishin zakon të thoshin më parë:
“Ata janë shumë të ashpër. Ata kanë vetëm ashpërsi. Ata nuk janë të suksesshëm.”
Ata i kanë bërë njerëzit për vete dhe i ndan ata në dy grupe:
1 – Një grup akuzon dijetarët Selefijun dhe thirrësat me ashpërsi dhe se përçajnë njerëzit. Është e njëjta gjë që thuhet, dallimi qëndron, megjithatë, në folësit. Më parë, ishin Hibzitë e qartë që e thonin këtë. Urrejtja e tyre ndaj Selefizmit është e qartë. Tani kjo thuhet nga disa nga vetë radhët tona. Apo thuhet nga njerëz të cilët ose ishin të kamufluar apo kanë pasur një të kaluar të panjohur. Ata mund të kenë qenë të kamufluar. Kur ata panë se si njerëzit u shfaqeshin dhe si e vërteta u bë e qartë, rruga e drejtë u sqarua dhe saktësia u shfaq, ata rrahën gjoksin sikurse ata kanë qenë ata që kanë dhënë mundin dhe kanë luftuar për të fituar lavdërimin. Unë nuk kam nevojë të përmendi shumë prej tyre. Gjurmët e tyre i bëjnë të njohur. Një ditë unë do ti përmendi emrat e tyre. Unë vetëm shpresoj që Allahu t’i udhëzojë ata në të vërtetën.
Ata akuzojnë dijetarët Selefijun për ashpërësi dhe kundërshtime të vazhdueshme. Ata i akuzojnë ata se i mungon atyre mirësia dhe mëshira ndaj muslimanëve. Kjo i bën të tjerët të mendojnë “ai i takon atyre dhe thotë ashtu për ta.”
Është mu kjo ajo që armiku i Selefive e dëshiron! Ai dëshiron të rekrutojë prej teje dhe midis jush kundër jush; njerëz të cilët janë të njohur se të përkasin ty.
2 – Një grup tjetër i akuzon ata se janë Murxhiah, Albanijjeh (pasues të Albanit) dhe me emra tjerë. Ata kanë arritur të tundin disa njerëz. Por ai që ka dije, përvojë, dhe njohje për të kaluarën e Selefive e di se ky është një konspiracion. Si e din ai këtë? Ai është në rrjedha. Ai e sheh se si këta njerëz sulmojnë Selefitë dhe dijetarët e tyre, ndërsa i arsyetojnë dhe i marrin me lehtësi Khalafijjunët (të më vonshmit – jo-Selefitë), ata që ishin të kamufluar dhe ishin të kontestuar, ose ata me të kaluarë të panjohur. Kur disa prej tyre pluskojnë në sipërfaqe ju mund të shihni se si ata e kishin zakon të ishin Hizbijun. Ata i marrin me lehtësi këta njerëz. Ata ua stolisin njerëzve në mënyrë që ata ti pranojnë ata. Ndërsa njëkohësisht ata i shëmtojnë Selefitë. Këta njerëz janë marrë nga ne dhe në fund ranë viktimë e tyre.