Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ata me të vërtetë nuk janë të informuar mirë

Imam Muhamed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adua-ul-Bejan (5/81)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Në suren “el-Furkan” Allahu (Te ala) tregon se ngritja e Allahut mbi arsh na bëhet me dije nga dikush që është i informuar mirë për Allahun dhe cilësitë e Tij dhe e di se çfarë i përket Atij dhe atë që nuk i përket Atij. Ai (Te ala) ka thënë:

الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ الرَّحْمَنُ فَاسْأَلْ بِهِ خَبِيرًا

“Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj u ngrit mbi Arsh. Ai është Mëshiruesi. Prandaj për këtë pyete Atë që është shumë i dijshëm!” 1

Kushtoja një vëmendje kësaj:

فَاسْأَلْ بِهِ خَبِيرًا

Prandaj për këtë pyete Atë që është shumë i dijshëm!”

Pasi të ke lexuar:

ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ الرَّحْمَنُ

”e pastaj u ngritë mbi Arsh. Ai është Mëshiruesi.”

Do ta kuptosh se ai që ka thënë se i Mëshirshmi është ngritur mbi arsh është i informuar mirë për Mëshiruesin dhe cilësitë e Tij dhe e di se cilat cilësi i përkasin Atij dhe cilat jo. Ai që na ka treguar se Allahu është ngritur mbi arshin e Tij është i Gjithëdijshmi, i cili është mirë i informuar për çdo gjë – Mëshiruesi! Ai është që ka thënë:

وَلَا يُنَبِّئُكَ مِثْلُ خَبِيرٍ

”E askush nuk të informon ty si i Gjithëdijshmi (Allahu).” 2

Kështu ti e d se ata që thonë se ngritja kërkon përngjasim dhe se ajo nuk i përket Allahut, ata nuk janë të informuar mirë. Jo, betohem në Allahun, ata me të vërtetë nuk janë të informuar mirë.


1 25:59

2 35:14

Shpërndaje: