Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Uasijjat-un-Nebij
Data e fetvas: 21/11-1436 ose 5/9-2015-09
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Kur ne paralajmërojmë kundër librave të shkruara nga njerëz me besim të devijuar si Sejjid Kutbi, disa na kundërshtojnë me faktin se dijetari i madh Ibn Bazi, ndërmjetësoi dyzet vjet më parë në lidhje me pengimin e ekzekutimit të tij, dhe se “Radioja Kurani Kerim” shpërndau nga tefsiri i tij i Kur’anit dhe se librat e tij janë shpërndarë nëpër shkolla. Si e refuzojmë këtë?”
Përgjigje: ”Kjo nuk është argument. Nëse ato libra kanë gabime, atëherë gabimet duhet të refuzohen. Ata për të cilët po thua se i mbështetën ato libra, ata nuk e dinin se çfarë kishte në ato libra. Ata nuk e dinin se çfarë kishte në to. Sa i përket ndërmjetësimit të Ibn Bazit për të, kjo ishte një ndërhyrje në një punë të mirë; sepse një mysliman po përballej me ekzekutimin. Kështu ndërmjetësimi ishte një ndërhyrje në një punë të mirë.”