Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Ka disa shkrimtarë ose njerëz të cilët thërrasin në Islam të cilët posedojnë bidate në besimin e tyre. Kur disa ua tërheqin vërejtjen për këtë ata qortohen nga të tjerët që thonë se kjo i shkakton dobësi Islamit dhe myslimanëve kundër kufarëve dhe se është më mirë të braktisen këto bidate pasi që ato nuk ndikojnë ne forcën e të pafeve.
Përgjigje: Kjo është një thënie e kotë. Patjetër thirrësi vetë duhet të jetë në rrugë të drejt . Ai duhet të jete shembull i mirë në vetën e tij. Nuk është e lejuar që ai të thërret në fenë e Allahut, duke mos qenë një shembull dhe pos kësaj të posedojë bidate e probleme. Ai duhet patjetër të jetë në mesin e të parëve që përmendën. Allahu Xhela ue Ala ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا لِمَ تَقُولُونَ مَا لَا تَفْعَلُونَ
”O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?” 61:2
Ai duhet të paralajmërojë ndaj bidateve. Përndryshe ai nuk është thirrës në fe. Ai i cili hesht në lidhje me bidatet dhe nuk paralajmërojnë ndaj tyre, ai nuk është thirrës në fe. Ai gjithashtu nuk duhet të paralajmërojë ndaj bidateve, derisa ai vetë i praktikon ato. Së pari dhe më kryesorja, ai duhet ti shmanget bidateve për hir të Allahut (azze ue xhel) dhe pastaj të thërret në fenë e Allahut.