Imam Abdul-Aziz bin Abdil-Lah bin Baz (v. 1420)
Sherh Keshf-ish-Shubuhat, fq. 52
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shumë nxënës dije besojnë se idhujtari është vetëm kur personi u kërkon të vdekurve që t’ia përmbushin nevojat atij. Ata besojnë se është vetëm bidat të kërkuarit prej tyre ndërmjetësim dhe lutje, e jo idhujtari.
Përgjigje: Vepra i përket idhujtarisë të madhe. Të vdekurit nuk mund të luten apo të ndërmjetësojnë për të. Ata janë peng të veprave të tyre.
Lutja dhe ndërmjetësimi bëhen gjatë jetës së tij. Kur Umeri -radijAllahu anhu- (gjatë hilafetit të tij) u kërkoi sahabëve që të luten për shi, ai nuk i kërkoi profetit ﷺ të lutej për shi. Ai i kërkoi el-Abbasit (i cili ishte i gjallë) të lutej për shi. Jezid bin el-Esued veproi të njëjtën gjë. Po të ishte e ligjësuar që t’i kërkojmë profetit që të lutet për shi, sahabët do ta kishin bërë këtë dhe do të thoshin:
“O i dërguar i Allahut, lutu për ne!”