“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ata panë ndëshkimet në varre

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Oh shejkh, (kjo pyetje është) në lidhje me njërin i cili ka ndërruar jetë. Kur ai u vendos në një dërrasë që trupi i tij të lahej, koka e tij devijonte dhe nuk drejtohej në drejtimin e kiblës dhe kjo vazhdoi derisa ata mbaruan larjen e tij. Kjo gjithashtu ndodhi kur ai u vendos në varrin e tij, unë vetë e pashë këtë. I pyeta kujdestarët e tij (d.m.th. anëtarët e familjes) pse i ndodhi kjo.

Ata thanë: Lutju Allahut që ta fal atë. U përpoqa të kuptoj pse kishte ndodhur kjo.

Ata thanë: Ai nuk e falte namazin dhe ai pinte shpesh alkool.

Përgjigje: I kërkojmë Allahut mirëqenie. La haule ue la kuete ila biLah – (Ska forcë e as ndryshim pa ndihmën e Allahut).”

Kjo është diçka shumë e rrezikshme. Kjo i ka ndodhur shumë njerëzve!

La haule ue la kuete ila biLah – (Ska forcë e as ndryshim pa ndihmën e Allahut).”

Pyetësi: O shejkh, a duhet të lutemi për të që Allahu ta fal atë?

Përgjigje: Ai që nuk fal namaz, trupi i tij nuk duhet të lahet dhe nuk duhet t’i falet namazi i xhenazes.

I kërkojmë Allahut mirëqenie. I kërkojmë Allahut mirëqenie. I kërkojmë Allahut mirëqenie.

Shumë njerëz kanë parë shenja në varre. Ata mund të gërmojnë varrin sepse kanë harruar një vegël në të (si p.sh. një lopatë etj.).

Ibn Rexhebi (rahimehullah) ka përmendur shumë ngjarje të çuditshme në librin e tij “Tmerret e varrit”.

Disa varre janë gërmuar sepse dikush ka harruar lopatën e tij në varr. Kur varret janë gërmuar, ata kanë gjetur lopatën në qafën e personit të vdekur, duke u djegur nga flaka. Ndonjëherë ata shohin se i gjithë trupi ishte në zjarr. Kjo është një shenjë e fuqisë së Allahut.

Shpesh kur ata pyesin ata që e njihnin personin e vdekur, ata zbulojnë se ai nuk falej ose nuk jepte zekat etj.

Në fakt, rreth 35 vjet më parë, një beduin më rrëfeu një histori.

Ai tha: Disa njerëz më treguan që e kanë dëgjuar tezen time duke bërtitur në varrin e saj. Fillimisht mendova se kjo ishte diçka e çuditshme por pas një kohe të gjatë ne shkuam tek varri dhe një burrë dëgjoi britmë që vinte nga i njëjti varr përsëri.

Kështu që ai pyeti të afërmit e saj për të.

Ata thanë: Ajo nuk jepte zekat. Ajo kishte bërtitur për një periudhë të gjatë kohore dhe britma e saj mund të dëgjohej nga jashtë varrit.

Transmetohet në hadithin e Ibn Abbasit se profeti kaloi një herë pranë dy varreve dhe ata dy persona (në varre) po torturoheshin.

Ai tha: “Ata po torturohen jo për ndonjë gjë të madhe. Po, vërtet ajo është diçka e madhe. Njëri prej tyre nuk kujdesej që të mos ndotej me urinën e tij, ndërsa tjetri përhapte thashetheme në mesin e njerëzve.” Bukhari dhe Muslimi.

Profeti na lajmëroi se njëri prej atyre të dyve po ndëshkohej pasi nuk pastrohej nga papastërtitë.

Ai që nuk pastrohet nga papastërtitë, namazi i tij nuk është i vlefshëm.

Personi i dytë përhapte thashetheme dhe shpifje në mesin e njerëzve duke thënë: Filani ka thënë këtë për ty, dhe filani ka thënë këtë për ty. Kjo ndez zjarrin (d.m.th. urrejtjen) midis njerëzve.

Pra ka shumë tmerre që ndodhin në varre – ne i kërkojmë Allahut mirëqenie.

Pyetje: Oh shejkh, ekziston një fetva në librin e shejkh Ibn Uthejminit (Allahu e shpërbleftë), ku ai thotë se nëse dikush vdes dhe ka qenë prej atyre që nuk e falte namazin, atëherë kujdestari i tij duhet të informojë njerëzit që ai nuk e falte namazin në mënyrë që namazi i xhenazes të mos i falet atij dhe që të mos varroset në varrezat e muslimanëve.

Përgjigje: Po, ai ka thënë të vërtetën. Nëse një person i cili nuk falet vdes, ai duhet të bartet larg varreve të muslimanëve, në një vend të cilin nuk e di askush.

Pyetje: Çka thuhet për ata të cilët e bartin atë në varret e muslimanëve?

Përgjigje: Ata e veprojnë këtë për shkak të injorancës.

Shpërndaje: