“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ata që e prishën agjërimin para se të përfundonte

Imam Abdul-Adhim bin Abdil-Kaui el-Mundhiri (v. 656) 
Burimi: et-Targhib uet-Tarhib (1005) 
Komentues: Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420) 
Burimi: Sahih-ut-Targhib uet-Tarhib (1/588)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

1005 – Ebu Umameh el-Bahili (radijAllahu anh) tregoi se ai e dëgjoi të dërguarin e Allahut duke thënë:

“Ndërsa isha në gjumë erdhën dy burra tek unë dhe më kapën për krahësh. Më çuan në një mal i thyeshëm dhe thanë: “Ngjitu.”

I thashë: “Nuk mundem.”

Ata thanë: “Ne do të ndihmojmë.”

U ngjita. Kur isha mbi mal dëgjova zëra të lartë. U thashë: “Çka janë këto britma?”

Ata thanë: “Janë banorët e xhehnemit që lehin.”

Unë shkova më tej dhe arrita tek një popull që ishin varur në gjunjët e tyre. Skajet e buzëve të tyre ishin të shqyera dhe gjakosura. Unë thashë: “Kush janë këta?”

Ata thanë: “Ata që e prishën agjërimin para se të përfundonte1.”2

Transmetohet nga Ibn Khuzejmeh dhe Ibn Hibani në “Sahih” të tyre përkatës.

1 Kjo do të thotë para perëndimit të diellit dhe jo para thirrjes së ezanit, të cilën disa injorantë e mendojnë. Si rezultat ata kritikojnë ata që e prishin agjërimin sapo të perëndojë dielli duke e pasuar sunnetin autentik dhe duke dalluat nga Shiat (të cilët e shtyjnë iftarin). Ata kërkojnë që ata të agjërojnë deri sa të thirret ezani edhe pse kjo bëhet dhjetë minuta më vonë në disa vende Islamike sepse ata e thërrasin ezanin në bazë të llogaritjeve astronomike dhe jo sipas shikimit të perëndimit. Kohët ndryshojnë nga rajoni në rajon, nga qyteti në qytet dhe madje nga rrethi në rreth. Në disa vende kam përjetuar se si thirret ezani ndërsa dielli ende është lart.


2 Autentik.

Shpërndaje: