Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=sixFx3PsvJc
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nga efektet e realizimit të Teuhidit është se, kushdo që është stabil në Teuhid ndaj i shmanget sprovave.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Vërtet, i lumtur është ai që i shmanget sprovave. Vërtet, i lumtur është ai që i shmanget sprovave. Vërtet, i lumtur është ai që i shmanget sprovave.”
Pra, ju vëreni se njerëzit e Teuhidit janë larg nga sprovat që ja vërsulur si uragan shumë vendet. Edhe pse ata jetojnë në mesin e tyre, ata qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe largohen nga sprovat.
Me të vërtetë Muvahidi (pasuesi i Teuhidit) kurrë nuk përfshihet në sprova. Ai i braktis ato sepse ato janë sherr.
Robi injorant përfshihet në sprova me lakmi dhe me kënaqësi. Ai mendon se do të përmbushë qëllimin e tij duke vepruar kështu. Megjithatë, ai do të pendohet në një kohë kur pendimi nuk sjell dobi.
Prandaj dijetarët kanë thënë:
“Dijetarët e njohin sprovën në fillim të saj, ndërsa injoranti nuk e njeh atë vetëm pasi të përfshihet në të.”
Për shkak të kësaj, Imam el-Bukhari shkroi një kapitull rreth sprovave që do të lëvizin si valët e detit, dhe ai përmendi se Selefët e krahasuan këtë me këto rreshta të poezisë nga Imru el-Kajs:
“Në fillim lufta duket tërheqëse, duke lëvizur me bukurinë e saj për çdo injorant, derisa të fillojë ta kapë zjarr, bëhet një grua e vjetër që askush nuk e pranon për martesë, me flokë gri dhe çehre të keqe, që nuk dëshirojnë ta nuhasin apo ta puthin”.
Kujdes nga sprovat! Shumë nga njerëzit që hyjnë në sprova janë të dobët në Teuhid, sepse nuk kanë një kështjellë që i mbron ata.