Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh
Burimi: http://www.mufti.af.org.sa/sites/default/files/f63.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Allahu (te’ala) ka thënë:
”(Përkujto, o i dërguar) Kur Allahu tha: ”O Isa! Unë do të marr ty, do të ngre lartë pranë Meje, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t’i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm tek Unë është kthimi juaj, e Unë gjykoj mes jush për atë që kudërshtoheshit.” 1
Disa të krishterë e përdorin këtë ajet si provë se feja e tyre është e saktë. Cila është përgjigjja juaj?”
Përgjigje: ”Pasuesit e Isait (alejhis-selam), ata që besuan në mesazhin e tij, se Isai ishte rob i Allahut dhe i dërguari i Tij dhe fjala që Ai krijoi në Merjemen dhe një fjalë nga Ai. Dhe ata nuk thonë se ai është Allahu, biri i Allahut apo i treti i trinisë. Ata nuk thonë se nëna e tij bëri kurvëri. Por ata thonë se ai është rob dhe i dërguar i Allahut, lindi nga një grua pa burrë. Një mrekulli nga Allahu. Nëse ata besojnë në këtë dhe e pasojnë legjislacionin e Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) atëherë po.
Për atë që beson në Isa Ibn Merjem siç duhet dhe përjeton profecin e Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem), atëherë ai është i detyruar të pasojë Muhamedin. Ata që nuk pasojnë Muhamedin i përkasin të devijuarëve edhe nëse ai do të jetë në mesin e pasuesve të Isait. Sepse Allahu ka shfuqizuar të gjitha profecitë me profecinë e Muhamedit. Ai i urdhëroi ata që të pasojnë këtë profet fisnik.”
1 Al-Imran 3:55