Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ata që kthehen nga Iraku dhe Siria kthehen më të këqij

Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: http://ar.miraath.net/audio/8881

Data e fetvas: 24/8-1435 ose 22/6-2014

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Tani (në këtë kohë) në këtë shtet (Arabinë Saudite) ka prej atyre të cilët i mbrojnë të devijuarit (që jetojnë) jashtë këtij shteti. Kjo është e çuditshme! Kjo është e çuditshme! Dhe i injorojnë dijetarët e këtij vendi (të cilët janë) Pasues të Sunnetit? Po! Shkaku jemi ne, sepse ne kemi heshtur për një kohë të gjatë.

Është për të ardhur keq, pasi ka akoma njerëz të cilët nuk duan që të sqarohet e vërteta me një sqarim të hollësishëm dhe të qartë në mënyrë që ta shikojnë dhe dëgjojnë (sqarimin) njerëzit. Shkaku i kësaj është ajo që iu përmenda më herët. Kjo është një e keqe shumë e madhe. E lusim Allahun të na ruaj dhe të na mbroj. E lusim Allahun e Lartësuar që të ruaj ne edhe juve.

Si është gjendja në Irak? Si është gjendja në Siri? Si është gjendja në Libi? Kush është shkaku i gjithë kësaj? Shkaku i gjithë kësaj janë këto thirrje shkatarruese. I ka goditur (ato vende) ajo që i ka goditur vetëm si shkak i këtyre thirrjeve të prishta. Të cilat (thirrje) i kanë mbërthyer fëmijet e myslimanëve. Ai i cili ka shpëtuar prej tyre dhe është kthyer, shumë prej tyre i kemi parë, dhe mos të them që të gjithë (janë kthyer), shumë prej tyre i kemi parë se si janë. Pasha Allahun ata nuk kthehen (nga mendimet). Porse u kthyen (nga atje) më të këqij sesa ishin.

Ka prej tyre që janë burgosur, më pas është liruar dhe ka ikur përsëri. Është kthyer (përsëri), është burgosur, është liruar dhe ka ikur (përsësi).

Shpërndaje: