Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Fet’h-il-Mexhid (1)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ftm–14340423.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kur unë qortoj adhuresit e idhujve dhe të varreve në vendin tonë, ata më quajnë ”Vehabist” dhe thonë se Muhamed bin Abdil-Uehabi themeloi një medhheb të pestë dhe se ai braktisi katër medhhebet…
Përgjigje: Kërkojuni atyre që të tregojnë medhhebin e Muhamed bin Abdil-Uehabit me të cilën ai braktisi katër shkollat e medhhebeve, atëherë ne do t’ju besojmë juve në qoftë se ju tregoni se Muhamed bin Abdil-Uehabi kishte një medhheb të pavarur. Por Muhamed bin Abdil-Uehabi ishte Hanbeli! Ai tha vetë se ai ishte Hanbeli dhe pasonte medhhebin e imam Ahmed bin Hanbelit. Megjithatë, ai kapej për mendimin më të saktë me prova. Ai nuk ishte një Hanbeli i cili pasonte verbërisht. Ai mori mendimet e Imam Ahmedit dhe të tjerëve që ishin të bazuara në provat në Kuran dhe sunnet.