Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ata vetëm shtiren si Selefij dhe Xhihadista

Shejkh Abdus-Selam bin Salim es-Suhejmi 

Burimi: Fikr-ut-Tekfir, fq. 19-20

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Edhe pse Selefizmi është më largu nga Tekfiri, Tebdi dhe Tefsik pa argumente, gjithashtu është më së largu ekstremizmit, megjithatë kësaj thirrjeje të bekuar i janë ngjitur gjëra që nuk janë prej saj, i janë atribuar gjëra që nuk janë prej menhexhit të saj, gjë që ka bërë që tia shëmtojë bukurinë, tia ndërrojë realitetin, ti irritojë të tjerët prej saj duke i larguar njerëzit prej saj.

Një nga faktorët kryesorë që ishin shkak i kësaj është ekzistimi i disa grupeve islamike të ndikuara nga ideologjia e Hauarixhëve. Megjithatë, mund të ketë personalitete të mëdhenjë dhe liderë në këto grupe që bien dakord me metodologjinë e Selefëve në disa aspekte dhe disa prej tyre madje mund të flasin në emër të Selefizmit dhe të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit pa qenë prej saj. Kjo i bën shumë njerëz të cilët nuk shohin në mënyrë të qartë, që të gabojnë dhe të mendojnë se këto grupe vërtetë janë Selefizmi apo sikurse disa kanë dëshirë ti quajnë si Vehabista.

Ti do të habitesh se si grupet Hizbijjeh quhen Selefijeh dhe Xhihadijeh. Si mund të jenë Selefi kur ata devijojnë nga akideja (besimi) dhe metodologjia Selefite? Si mund të jenë Xhihadijeh kur Xhihadi korrekt dhe i bazuar në Sheriat nuk ekziston fare në këto grupe? Sepse kushtet për Xhihad të saktë nuk përmbushen tek ta. Çështja qëndron në realitetin dhe kuptimin, jo në emrat dhe konceptet.

Shpërndaje: