Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atë që e mbyt barku i tij

Imam Muhammed Abdurr-Rrahman el-Mubarakfuri (v. 1353)
Tuhfat-ul-Ahuadhi (4/173)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Tirmidhi ka thënë:

1064 – Ubejd bin Asbat bin Muhammed el-Kureshu el-Kufi na tregoi: Babai im na tregoi: Ebu Sinan esh-Shejbani na tregoi, nga Ebu Is’hak es-Sabi’i: Sulejman bin Surad i tha Khalid bin ose ishte Khalid i cili e pyeti Sulejmanin:

“A nuk e ke dëgjuar të dërguarit e Allahut ﷺ të thotë: “Atë që e mbyt barku i tij nuk do të dënohet në varrin e tij?” Njëri i tha tjetrit: “Po.”

Hadithi është autentik sipas imam Albanit në Sahi Sunnen et-Tirmidhi (1064).

Hadithi lidhur ne këtë çështje është i mirë dhe gharib. E njëjta gjë është transmetuar përmes rrugëve të tjera të transmetimit.

Se atë e mbytë barku i tij është një metaforë dhe i referohet personit që vdes si pasojë e dhimbjes së barkut. Mund të jetë diarre, ascites (sëmundje barku) ose lehonia. Një teori tjetër është se ai që mbron barkun e tij nga ushqimi i ndaluar dhe të ngjashme dhe vdes është i denjë sikurse atë që e mbytë barku i tij, thuhet në “el-Mirkah”. Interpretimi i parë duket më i saktë.

Se ai nuk dënohet në varrin e tij është për shkak se sëmundja e tij e barkut është aq e rëndë sa që ia fshin mëkatet. Te Muslimi thuhet:

“Dëshmorit i falet çdo gjynah përveç borxhit.” Transmeton Muslimi (1886).

Domethënë të drejtat e njerëzve.

Shpërndaje: