Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë Allahu do të na mbështet

Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adhua-ul-Bejan (3/516)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

وَلَيَنصُرَنَّ اللَّهُ مَن يَنصُرُهُ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ الَّذِينَ إِن مَّكَّنَّاهُمْ فِي الْأَرْضِ أَقَامُوا الصَّلَاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ وَأَمَرُوا بِالْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا عَنِ الْمُنكَرِ

“E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues. (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zekatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes.” 1

Kjo dëshmon se Allahu nuk u premton asnjë mbështetje njerëzve, nëse ata nuk falen, nuk e japin zekatin, nuk urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja. Atyre që u jepet pushtet në tokë dhe nuk falen, nuk e japin zekatin, nuk urdhërojnë në të mirë dhe nuk ndalojnë nga e keqja, ata nuk kanë mbështetje të sigurt nga Allahu. Sepse ata nuk i përkasin grupit të Allahut, apo robërve të Tij besimtarë dhe të devotshëm. Ata në fakt janë grupi i shejtanit dhe të besueshmit e tij. Nëse ata i luten Allahut për përkrahje ( e nuk falen, nuk e japin zekatin…) duke u bazuar në atë se Ai u ka premtuar atë atyre, atëherë kjo i ngjanë një punëtori i cili refuzon të bëjë punën e tij dhe megjithatë e pret pagën e tij. Vetëm një i çmendur mediton kështu.

Ky ajet dëshmon se kalifati i kalifëve të drejtë ishte legjitim, për shkak se Allahu u dha atyre përkrahje kundër armiqve të tyre. Ata mbështetën Allahun (fenë e Allahut) nëpërmjet namazit, dhënies së zekatit, urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, prandaj Allahu u dha atyre pushtet në tokë:

وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُم فِي الْأَرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمُ الَّذِي ارْتَضَى لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُم مِّن بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْنًا يَعْبُدُونَنِي لَا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئًا

 “Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë.” 2

Ajete të ngjashme, vlejnë si për sahabët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe të gjithë të tjerët që mbështesin fenë e Allahut në mënyrën më të mirë – dhe Allahu e di më mirë.


1 22:40-41

2 24:55

 

Shpërndaje: