Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Kohët e fundit është folur shumë që Ejl-us-Sunneti dhe Shiat duhet të përafrohen ndërmjet vete. Disa prej njerëzve, janë treguar shumë të butë në lidhje me këtë. Çfarë mendoni ju?”
Përgjigje: ”Po, nëse shiat braktisin doktrinën e tyre dhe na bashkëngjiten neve, atëherë El-Hamdulilah. Në të kundërtën që ne të shkojmë tek ata dhe të braktisim të vërtetën për të kotën e tyre kjo nuk do të ndodhë me lejen e Allahut. E njëjta vlen nëse të jemi të kënaqur me doktrinën e tyre dhe të themi se të gjithë kanë doktrinën e tyre dhe të gjithë janë në të vërtetën; ne dhe ju. Kjo është e kotë!
Dy të kundërta nuk mund kurrë të bashkohen. Kurrë. Këto dy të kundërta nuk bashkohen.”