Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë fillon agjërimi

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (3/10-11)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

11 – Kapitulli i thirrjes së ezanit nga personi i verbër me lajmërimin e dikujt

617- Abdullah bin Meslemeh na tregoi, nga Maliku, nga Ibn Shihab, nga Selim bin Abdullah, nga babai i tij i cili tha se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Vërtet, Bilali e thërret ezanin natën, prandaj hani e pini derisa ezanin ta thërret Ibn Umm Mektumi. Bukhari dhe Muslimi (1092).

Hadithi tregon që nuk është e ndaluar për të ngrënë dhe për të pirë derisa të sqarohet agimi. Pra nëse llogaritjet astronomike thonë se agimi hyn në orën 6:00 por bëhet e qartë se fillon në orën 6:10, gjykimi i parë anulohet dhe vlen gjykimi i dytë.

E njëjta gjë vlen nëse takvimi thotë se hëna e re e Ramazanit fillon në një ditë të caktuar pa u parë ajo në këtë rast nuk është e detyrueshme për të agjëruar. As nuk lejohet të ndërpritet agjërimi nëse bëhet fjalë në lidhje me hënën e re të përfundimit të Ramazanit. Njerëzit e sotëm janë kontradiktorë; ata pasojnë takvimet kur bëhet fjalë për namazin ndërsa kur bëhet fjalë për agjërimin pasojnë shikimin e hënës.

Shpërndaje: