Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (20/10)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja: Një grua nuk ka agjëruar tërë Ramazanin, a i lejohet që të agjërojë 6 ditët e Sheualit përpara se të kompensojë ditët e humbura të Ramazanit?
Përgjigje: Ajo nuk duhet të agjërojë 6 ditët e Sheualit derisa ajo të agjëroj të gjitha ditët e e mbetura nga Ramazani.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Të agjërosh Ramazanin dhe ta pasosh atë me agjërimin e gjashtë ditëve në Sheual është sikurse të agjërosh një vit të tërë.”
Transmeton Muslimi (1164).
Ai që ka nuk ka agjëruar disa ditë në Ramazan dhe nuk e ka plotësuar Ramazanin, ajo nuk shpërblehet për 6 ditët e Sheualit derisa të ketë i kompensuar ditët e humbura.
Nëse kompensimi zgjatë tërë Sheualin, le të themi se ajo e kishte periudhën e saj të lehonisë gjatë tërë Ramazanit, ajo dëshiron të agjërojë 6 ditët e Sheualit pasi të ketë hyrë muaji Dhul-Ka’adeh, i lejohet ta bëjë këtë. Ajo do të shpërblehet për ato 6 ditë sepse vonesa e saj ishte e arsyeshme. Prandaj ajo shpërblehet.