Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë i lejohet gruas që të martohet pa mahrem

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Rabigh (6), min: 30:30

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ka vende që nuk gjykojnë me ligjin e Allahut dhe nuk kanë gjykata Islame. A i lejohet një vajzeje të bëjë aktin e martesës vetë pa lejen e kujdestarit (veliut) në një vend të tillë, nëse ajo nuk ka kujdestar?

Përgjigje: A nuk ka muslimanë në atë vend? Nuk mund ta imagjinoj dot këtë. A nuk ka asnjë musliman të mirë? A nuk mund të kontaktojë ndonjë vend Islamik dhe të autorizojë një burrë me besim e njohuri të besueshme, nëse themi tani se një njeri i tillë mungon në vendin e saj? Asaj nuk i lejohet që të bëjë vetë aktin e martesës, derisa të gjitha opsionet të jenë mbyllur – dhe është kaq e pamundur që kjo mund të ndodhë.

Shpërndaje: